Vrasja e policit në Fier, Rrumbullaku: Do bëjmë gjithçka që autori të dalë para ligjit!

vovalbania May 13, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja e policit në Fier, Rrumbullaku: Do bëjmë gjithçka që autori të dalë para ligjit!

“Do bëjmë gjithçka që autori të dalë para ligjit”, thotë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, për Asllan Mernicën, vrasësin e 28 vjeçarit Novruz Cenalia. Numri një i policisë së shtetit përmes një deklaratë shtyp, paralajmëron se “kush cënon uniformën e policisë do marrë përgjigjen më të ashpër ligjore”.

“Policia e Shtetit dhe unë personalisht ndjehemi thellësisht të tronditur nga vrasja e punonjësit të policisë Novruz Cenalia, mesditën e 13 Majit 2024. Ndarja e parakohshme nga jeta e një djali të ri si Novruz Cenalia na ka hidhëruar të gjithëve, familjen e tij, është në lot e zi, dhe familjen e madhe të Policisë së Shtetit. Për të gjithë ne, kjo dhimbje bëhet edhe më e hidhur kur jeta e një punonjësi të Policisë së Shtetit ndërpritet nga dora e një vrasësi, që ende është i lirë.

Unë zotohem në emër të Policisë së Shtetit se. do të bëjmë gjithçka për ta vendosur para ligjit autorin e vrasjes së Novruz Cenalisë. Shpreh bindjen se i gjithë opinioni publik ndodhet sot përkrah familjes Cenalia dhe Policisë së Shtetit dhe do të ndihmojë në kapjen e autorit të krimit. E kam theksuar me forcë, edhe pak ditë më parë, gjatë ceremonive perkujtimore për të rënët e policisë, se uniforma e Policisë së Shtetit është e shenjtë. Kushdo që guxon të cenoje uniformën e policisë, shëndetin dhe jetën e punonjësve të saj, do të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore”, thuhet në reagimin e Rrumbullakut.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë thirrje autorit të vrasjes së policit Novruz Cenalia, në Fier që të dorëzohet. Një apel pati dhe për policinë e shtetit që ta arrestojë 23 vjeçarin Asllan Mernica “një orë e më parë”.

“Nxis policinë dhe drejtuesit e saj që të bëjnë gjithçka për arrestimin një orë e më parë të autorit. E them shpesh që do të bëjmë gjithçka që në këtë vend të ngulitet mrië në mendjen e kujtdo që është e papranueshme të ngrsh dorën ndaj një punonjësi policie. Nuk dua të hyj në interpretimin e informacioneve paraprake, ende nuk dihen arsyet. Gjithsesi përgjegjësia e parë që bie mbi policinë është identifikimi menjëhershëm i autorëve. U bëj thirrje familjarëve dhe vetë personit mbi të cilin rëndojnë akuza që të dorëzohet”.

Policia ka shpallur në kërkim Azgan Mërnicën si autor të vrasjes së efektivit të ‘Shqiponjave’ mesditën e sotme në Fier. Policia është vënë në ndjekje të tij, ndërsa policia ka sekuestruar makinën me të cilën ai u largua.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE