Dënohet me burgim të përjetshëm 37-vjeçarja që la të bijën të vdiste nga uria!

vovalbania May 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dënohet me burgim të përjetshëm 37-vjeçarja që la të bijën të vdiste nga uria!

Një 37-vjeçare italiane është dënuar me burgim të përjetshëm pasi la vajzën e saj 18-muajshe të vdiste nga uria dhe të braktisur vetëm në shtëpi, për 6 ditë në korrik të vitit 2022. Vendimi për Alessia Pifferin u mor nga një gjykatë e Milanos. Prokuroria publike kishte kërkuar dënim të përjetshëm, por pala mbrojtëse e deklaroi të pafajshme, duke argumentuar se gruaja nuk kishte ndërmend të vriste vajzën e vogël dhe nënvizoi se krimi i kryer ishte braktisje e fëmijës.

Prokurori tha se dënimi për Pifferin ishte i drejtë. “Është një dënim i drejtë, faza e parë në konstatimin e së vërtetës. Unë gjithmonë kam besuar në të dhe me këtë aktgjykim e kanë rikthyer viktimën në qendër të gjykimit. Pashë një grua që luajti një rol, prisja burgim të përjetshëm”-tha Francesco De Tommasi, pasi lexoi dënimin.

Ndërsa nëna e Alessia Pifferit u shpreh: “Është një dhimbje torturuese. Ajo harroi se ishte nënë. Tani nuk do të mund të them asgjë. Ajo duhet të paguajë për atë që bëri. Nëse do të ishte penduar dhe kërkuar falje, por nuk e bëri”-tha ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE