“Euronews Travel” jep rekomandim të fortë për Luginën e Thethit!
“Destinacionet në të gjithë Europën po luftojnë kundër turizmit masiv e nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë po kërkojnë alternativa më pak të njohura larg turmave”. Kjo theksohet nga Rebecca Ann Hughes në një artikull të botuar në “Euronews Travel”. Autorja tregon për atë që i pret, përfshirë shumë surpriza, krahas çmimeve më të ulëta.
Mes sugjerimeve për t’iu shpëtuar turmave, edhe Shqipërie e jo vetëm për Rivierën. Një rekomandim i fortë për Luginën e Thethit. Në listë edhe Greqia, Anglia e Republika Çeke.
Ndoshta nuk do të mund të shihni monumentet ikonike apo të hani në restorante madhështore, por do të gjeni hapësirë, paqe, çmime më të ulëta e shumë surpriza.
Më poshtë vijojnë vendet më të mira për t’u shpëtuar turmave të turistëve:
Përdoruesit e “Reddit” kanë sugjeruar katër destinacionet e përballueshme në Europë për të vizituar në vitin 2024 e që përfshijnë:
Shqipëri – Lugina e Thethit
Ishujt grekë – Ikaria
Angli – North Devon
Republika Çeke – Brno
Shqipëri: Bëni një shëtitje në Luginën e Thethit
Vija bregdetare e Shqipërisë ka fituar popullaritet të madh si një nga destinacionet më të lira krahasuar me Kroacinë. Po ashtu, vargmalet e saj në veri, relativisht mbeten nën radar.
Në të ashtuquajturat “Bjeshkët e Nemuna” ndodhen shtigje të shumta që të çojnë nëpër formacione shkëmbore të larta, pyje të mbushura me bimësi, si dhe fshatra të largët.
Lugina e Thethit ofron peizazhe mahnitëse, lumenj blu kristal e male gjithashtu të mahnitshme. Ushqimi është i mrekullueshëm, vendasit janë mikpritës dhe ka pak turistë. Ju rekomandojmë ta vizitoni destinacionin e veçantë, përpara se ai të bëhet super popullor.