“Graciano do të bëjë skandale…”/ Fation Kuqari i zhgënjyer nga Romeo: Po të isha unë…

vovalbania May 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Graciano do të bëjë skandale…”/ Fation Kuqari i zhgënjyer nga Romeo: Po të isha unë…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. I ftuar në “Big Brother Radio” në një lidhje telefonike, ishte ish-banori Fation Kuqari. Ai u përmend orët e fundit nga Graciano, i cili ‘sulmoi’ Heidin gjatë një debati, por si e ka pritur këtë Fationi?

Mua më është përmendur emri disa herë. Isha i detyruar të reagoja. Graciano ka bërë lojë të shpifur. Gjithmonë gjen arsye për të bërë skandale. Ti thuash një vajzë që ti je e përdalë, sepse u njoh me dikë dhe të thotë gjëra jo të vërteta. Ajo s’ka qenë ndonjëherë në krevatin tim.

Mua nuk më pëlqeu reagimi i Romeos. Ai pretendon që e ka vajzën e jetës, të dashurën e jetës, mamanë e fëmijëve. Mua nuk më intereson fare për hir të lojës. Unë do rebelohesha, do i dilja për zot… Ta kesh në krahun tënd të dashurën tënde e t’i thotë dikush ashtu…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66164 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE