“I keni vendosur shigjetën në kokë…”, i del në mbrojtje, Juli habit me fjalët e tij!

vovalbania May 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“I keni vendosur shigjetën në kokë…”, i del në mbrojtje, Juli habit me fjalët e tij!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Në një bisedë të bërë me Gracianon, Juli u shpreh se sulmi që po i bëhet Heidit është për shkak se banorët me të cilët ajo ka patur përplasje të forta, i tremben faktit se ajo mund të shkojë në finale.

 

Juli: I keni vënë shigjetën në kokë Heidit, tre veta.

Graciano: Mua ma ka vënë ajo pa ja kam vënë.

Juli: Jeni tre veta që po merreni me atë vajzë. E di si më duket? Është tamam sikur jeni duke synuar finalen për të spostuar Heidin. Mënyra si po sulmohet ajo është sikur jeni të bindur që ajo shkon në finale dhe ju duket si personi që mund të sulmohet më lehtë.

Graciano: Jo. Unë nuk e shikoj fare si finaliste Heidin, zero.

Juli: Nuk e shikon ti, por unë po them si e shikoj unë.

Graciano: Në rregull ti ke të drejtën tënde.

E një përballje Graciano e ka pasur edhe me Romeon mëngjesin e sotëm teksa vazhdonte debatin me Heidin. Teksa Graciano i ka përmendur Heidit disa ish-banorë të shtëpisë ndër ta Alfio Rrotanin dhe Fatjon Kuqarin, ku sipas tij Heidit ka flirtuar, Romeo ndërhyn dhe i kthehet banorit se nuk mund të përmend emra të tjerë në sy të tij.  Së fundmi Fatjoni, i cili fillimisht pati një afrim brenda shtëpisë me Heidin, ka publikuar një video në Instastory, ku ka bërë një reagim lidhur me këtë situatë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE