Kryediplomati amerikan Blinken në vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë!

vovalbania May 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryediplomati amerikan Blinken në vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë!

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po qëndron në Ukrainë ku shkoi në një vizitë të papritur mbrëmë në orët e vona. Gjatë kësaj vizite, pritet që zyrtari i lartë i Uashingtonit të takohet me përfaqësues të lartë ukrainas, për të ripohuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ukrainën, në kohën kur Kievi po lufton pushtimin rus, siç vuri në dukje zëdhënësi Matthew Miller.

Blinken do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky, kryeministrin Denys Shmyhal, si dhe me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, kryediplomati amerikan dhe lidershipi ukrainas do të diskutojnë për “më të rejat nga fushëbeteja, në lidhje me ndikimin e ndihmës së re amerikane në fushën e sigurisë e të ekonomisë, si dhe për zotimet afatgjata për siguri e zotime të tjera”.

Ai shtoi se po ashtu gjatë ditës, sekretari Blinken do të mbajë një fjalim para studentëve të një poliklinike në kryeqytetin ukrainas, Kiev.  Vizita e tij në Ukrainë po ndodh disa javë pasi Kongresi Amerikan miratoi paketën e ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarësh.

Ndihma pritet të dërgohet në Ukrainë me ritëm të përshpejtuar.

Pikë së pari, synohet që ky udhëtim të dërgojë një sinjal të fortë për të siguruar ukrainasit, që sigurisht janë në moment të vështirë, për shkak të luftimeve të ashpra në frontin lindor, por po ashtu edhe për rusët që pritet të bëjnë disa sulme ndërkufitare në Harkiv, tha një zyrtar amerikan i cili foli me gazetarët në kushte anonimiteti.

Vizita e fundit në Ukrainë e një zyrtari të lartë amerikan u zhvillua në muajin mars, kur këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan vizitoi shtetin që po përballet me pushtimin e paprovokuar që Moska e nisi në shkurt të vitit 2022, por që refuzon ta quajë luftë. Në vend të kësaj përdor termin “operacion special ushtarak për çmilitarizimin e Ukrainës”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE