Ky artikull është për ju që i keni ujitur bimët gjatë ditës në mot të nxehtë!
Britanikët po përjetojnë një valë të nxehti këtë javë me temperaturat që arrijnë në pothuajse 26 gradë Celsius. Gjatë ditëve të nxehta ne kujdesemi për veten dhe kafshët, por shpesh i harrojmë bimët. Siç paralajmërojnë ekspertët, nëse nuk kujdesemi mirë për bimët, ato mund të dëmtohen nga i nxehti. Për fat të mirë, një ekspert ka ndarë një këshillë të shkëlqyer. Mark Lane shpjegoi se ujitja e bimëve gjatë ditës e veçanërisht gjatë motit të nxehtë, është një nga gabimet më të mëdha, që çdo njeri mund ta bëjë.
Koha më e mirë për ujitje është herët në mëngjes kur temperaturat janë më të ulëta, midis orës 05:00 dhe 09:00 të mëngjesit. Ujitja gjatë natës mund të rezultojë në grumbullimin e ujit në sipërfaqen e tokës, rreth rrënjës dhe gjetheve, gjë që mund të çojë në kalbjen e bimës. Një tjetër këshillë e rëndësishme është se nuk duhet ta ujitni shumë kopshtin tuaj. Kjo pasi ujitja e tepërt mund t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi gjatë një vale të nxehti.
Rikujtojmë se bima që ndihmon në eliminimin e mykut, është ideale për njerëzit që vuajnë nga alergjitë. Në mënyrë që ajri në dhomën ku jetojmë të jetë më cilësor, është e rëndësishme që dhomat të ajrosen dy deri në tri herë në ditë. Disa lloje bimësh mund të na ndihmojnë të pastrojmë ajrin në banesë, disa edhe në vetëm gjashtë orë. Ky është rasti me bimën që njerëzit e quajnë zambaku jeshil, ose klorofitum.
Ajo neutralizon në mënyrë shumë efektive substancat e dëmshme për trupin e njeriut, të tilla si fenoli, benzeni, formaldehidi dhe të tjera. Disa studime kanë treguar se klorofitumi mund të largojë deri në 90% të toksinave nga ajri në dhomën në të cilën ndodhet brenda 24 orëve. Ai gjithashtu neutralizon tymin e duhanit dhe ndihmon në eliminimin e pluhurit dhe mykut. Edhe pse i pëlqen ajri i lagësht, klorofitumi rrit lagështinë në dhomë. Kur uji arrin te gjethet, ai avullon prej tyre në ajër, duke e bërë atë të lagësht.