“Më ka shkelur syrin kur puth Romeon”/ Debati i ashpër mes Gracianos dhe Heidit, ç’po ndodh mes banorëve

vovalbania May 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më ka shkelur syrin kur puth Romeon”/ Debati i ashpër mes Gracianos dhe Heidit, ç’po ndodh mes banorëve

Në ditët e fundit Heidi dhe Graciano janë përfshirë në debate të forta, ku nga ky i fundit nuk kanë munguar edhe ofendimet. Gjithçka nisi gjatë leximit të letrave që banorët i shkruan vetes, ku Heidi ishte ndër ata që qeshën me Gracianon. Kjo bëri që banori të reagonte ashpër. Sot Heidi pranoi se ishte gabim ajo që bëri, por shtoi se Graciano e përdori situatën. Nga ana tjetër, Graciano kërkoi ndjesë për fjalët e rënda që përdori. Megjithatë, ai vijoi akuzat, duke thënë se Heidi e ka provokuar duke i shkelur syrin, teksa ka qenë duke puthur Romeon.

Heidi: Kam bërë gabim… E kuptoj që nuk qeshet me ndjesitë e tjetrit dhe nuk e bëra. Më ndodhi si situata me Lisin, kujtova atë dhe kur filloj nuk ndaloj më, dhe ishte dhe sikleti aty. Është defekti im i madh, më ndodh dhe si tani po më vjen. Unë kërkova dhe ndjesë. Graciano ndoshta ka parë arrogancë tek unë prandaj nuk iu duk e sinqertë ndjesia ime. Sjellja e tij ka nisur para ca ditesh, më ka thënë do ‘të të vi nga mbrapa’, etj. E kuptoj pse e bëri të gjithë këtë gjënë.

Graciano: E para, do kërkoj ndjesë për reagimet e mia, ndjesë publikut për ato fjalë të përdorura dhe për reagimin, por jo për kontentin. Është shumë zor që unë të arrij në këtë pikë, por më është bërë, presion, bullizëm në këtë shtëpi, duke nisur nga Heidi. Unë po jepja shpirtin në atë letër, sado mediokre të ishte, po tregoja ndjenjat e mia. Do e zgjasja dhe me Meritonin por kur u ktheva, pashë që ai më kërkoi falje, teksa Heidi e kërkoi sa për sy e faqe. Unë kam pasur shumë njerëz si Heidi që më kanë bullizuar, masakruar në jetën time, por i falenderoj  se më kanë bërë të fortë. Unë kam qenë gati ta godas Heidin kam pasur gurin në dorë por s’e kam bërë. E vlerësoja sespe ishte njeri i drejtë. Por kur shoh skuthllëqe, pabesi, padrejtësi reagoj. Ajo më ka përmendur njeriun tim të shtrenjtë kur tha ‘ik bëj be prapë’. Unë jam njeri pa frikë, jam vetëm këtu. Unë nuk kamuflohem, kam nerva, shpërthej, as nuk vrava njeri, as nuk preva. Ndodh shumë rrallë por ndodhi. Nuk tërhiqem nga kontenti, nga fjalët e përzgjedhura po.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66357 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE