Në Gjeorgji miratohet ligji për “Agjentët e huaj”, kopje e variantit rus!

vovalbania May 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në Gjeorgji miratohet ligji për “Agjentët e huaj”, kopje e variantit rus!

Protestat masive nuk dhanë rezultat, deputetët në Gjeorgji miratuan projektligjin shumë të debatuar për “Agjentët e huaj” dhe këtë e bënë sot në parlament, në votimin e tretë e të fundit. Përgjatë seancës, 84 ligjvënës votuan pro ndërsa 30 të tjerë, dolën kundër. Projektligjin për “Agjentët e huaj”, shumë e shohin si kërcënim të rrugës së shtetit drejt integrimeve euroatlantike dhe kopje të ligjit shtypës që zbatohet në Rusi.

Studentët gjeorgjianë, shumica e të cilëve lanë orët e mësimit, iu bashkuan protestave e po organizohen edhe më të shumtë në numër.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë raportuan se studentët po planifikojnë që të krijojnë të ashtuquajturit “korridore të turpit” për ligjvënësit nga partia në pushtet, Endrra Gjeorgjiane, që ata të kalojnë përmes këtyre korridoreve njerëzore gjatë hyrjes në Parlament, para votimit.

Prej javësh, mijëra gjeorgjianë kanë protestuar kundër projektligjit për “Agjentët e huaj” e që është prezantuar nga Endrra Gjeorgjiane. Protestat janë shtypur me dhunë e në shumë raste, autoritetet kanë përdorur pompa uji, gaz lotsjellës e plumba gome për të shpërndarë protestuesit, të cilët po ashtu kanë qenë objektiv i sulmeve të bandave, teksa protestonin gjatë natës.

Projektligji është dënuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian e të tjerë, pasi kanë argumentuar se është i ngjashëm me ligjin që përdor presidenti rus, Vladimir Putin për të shtypur disidencën dhe institucionet e pavarura.

Por, nuk pati surpriza dhe projektligji u miratua sot në Parlamentin e kontrolluar nga Endrra Gjeorgjiane. Grupet për të drejtat e njeriut po ashtu i patën bërë thirrje Endrrës Gjeorgjiane që menjëherë ta tërhiqte projektligjin.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE