Osmani: Serbia po ndihmon Rusinë në hapjen e një fronti të ri kundër Perëndimit!

vovalbania May 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Osmani: Serbia po ndihmon Rusinë në hapjen e një fronti të ri kundër Perëndimit!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani akuzoi Serbinë se po e ndihmon Rusinë, në mënyrë që sipas saj, të shpërqendrohet vëmendja nga lufta që Moska nisi më 2022-shin kundër Ukrainës e të hapë “një front të ri kundër Perëndimit”. Gjatë pjesëmarrjes në Samitin për Demokraci të Kopenhagenit, Osmani tha se demokracia në botë është në sprovë, se sipas saj, “autokratët po sulmojnë vazhdimisht vlerat demokratike”.

Kryetarja e shtetit u shpreh se Kosova e sheh të ardhmen e saj në familjen euroatlantike dhe nuk do të ndalet së punuari në rrugën drejt integrimit euroatlantik. Por, sipas Osmanit, Serbia fqinje po përpiqet të ndihmojë presidentin rus, Vladimir Putin, që të shtyjë përpara axhendat e tij në Ballkanin Perëndimor.

Siç e dini, Kosova kufizohet me Serbinë, vend që jo vetëm së voni, por sidomos së voni është dëshmuar të jetë dorë e zgjatur, shumë besnike e Rusisë, që përpiqet të luajë me ato lojërat e [presidentit rus, Vladimir]Putinit në Ballkan Perëndimor duke hapur një front të ri ndaj Perëndimit.

Sepse ky efekti shpërndarës me të cilin Rusia do të arrinte shpërqendrimin e vëmendjes nga Ukraina, kjo do të ishte shumë e nevojshme për ta. Pra, puna që mbajmë bashkë me aleatët tanë, sepse siç e dini kemi një prani të NATO-s në Kosovë, për të siguruar që Kosova të mbetet e sigurt e stabile, është një gjë që bëjmë çdo ditë, çdo orë.

Serbia ka raporte miqësore me Rusinë dhe është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që u ka rezistuar thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare që të vendosë sanksione kundër Moskës për shkak të luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.

Megjithatë, Serbia ka mbështetur disa rezoluta në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës. Gjatë samitit në Kopenhagen, Osmani tha se Kosova ka rritur bashkëpunimin me aleatët e saj për të zmbrapsur çdo qëllim “destabilizues në kufirin verior”, referuar kufirit me Serbinë.

Në këtë kontekst, përmendi sulmin e organizuar vitin e kaluar nga një grup i armatosur serbësh në Banjskë të Zveçanit.

Vitin e kaluar patëm një sulm të tillë, ishte një sulm paramilitar që shkoi deri në akt të agresionit nga Serbia, por që arritëm ta kthenim mbrapshtë përkundër madhësisë së sulmit, sepse bashkëpunuam me aleatët tanë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE