Parashikimi i motit, e martë, 14 maj 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa, me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si edhe me intervale të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu po të herëpashershme e afatshkurtra, me intensitet të ulët. Në relievet malore të vendit, këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër. Pati mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era fryn me drejtim jugperëndim – juglindje e me shpejtësi mesatare 2-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era ka shpejtësi 6-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
13/24
Diell re shi
Kukës
11/22
Diell re shi
Lezhë
13/23
Diell re shi
Dibër
7/22
Diell re shi
Durrës
14/25
Diell re shi
Tiranë
16/24
Diell re shi
Elbasan
13/25
Diell re shi
Berat
13/25
Diell re shi
Vlorë
15/24
Diell re shi
Korçë
8/19
Diell re shi
Gjirokastër
9/24
Diell re shi
Sarandë
15/22
Diell re shi