Partneri surprizon Gloria Meshin në Ferma VIP

vovalbania May 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Partneri surprizon Gloria Meshin në Ferma VIP

Gloria Meshi ka ditëlindjen ditën e sotme. Menjëherë pas mesnatës ajo ka pritur urimet nga fermerët, Besi dhe Fjoralba Ponari ku i kanë kënduar edhe “Shumë Urime!”

Por, nuk mjaftoi me kaq, në plevicë një mace e vogël priti Glorian.

Partnei i Glorias i kishte sjellë si dhuratë macen dhe një buqetë me lule. Gjithashtu një letër nga partneri preku Glorian.

“Jeta ime, frymëzimi im! Më ka marrë malli pafund. Ti sot ke ditëlindjen dhe unë nuk ndodhem me ty ta festojmë së bashku. Të dua me gjithë shpirt, më kreno dhe fitoje! Meqënse nuk jam aty me ty të kam sjellë këtë bukuroshin (macen) të rrijë me ty”, shkruhej në letrën e dërguar nga i dashuri i saj.

Suprizat nuk kishin fund për Glorian në ditën e lindjes së saj. Një tjetër letër nga tezja e fermeres emocionoi Glorian. Ajo kishte zgjedhur që përmes shkrimit të tregonte gjithë dashurinë për mbesën si dhe t’’a uronte në këtë ditë të bukur të fermeres.

Me daljen nga Plevica, Gloria u surprizua nga babai i saj ku e uroi, përqafoi dhe solli një buqetë shumë të bukur me lule. Babai i fermeres solli tortën, e përshëndeti vajzën e tij me këngën e tyre të preferuar “Je motiv i jetës sime” dhe i dha këshillat e duhura./vizionplus.tv

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64003 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE