Përcaktohet ndarja e tribunave për ndeshjet gjysmëfinale të “Final Four”, Partizani-Skënderbeu & Egnatia-Vllaznia!

vovalbania May 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përcaktohet ndarja e tribunave për ndeshjet gjysmëfinale të “Final Four”, Partizani-Skënderbeu & Egnatia-Vllaznia!

Të premten dhe të dielën do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të “Final Four” ku do të vendoset finalja e madhe e sezonit në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Partizani – Skënderbeu është gjysmëfinalja e parë e “Final Four” që do të luhet të premten më datë 17 maj në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”. FSHF si organizatore e ndeshjeve të “Final Four” ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët.

Në sektorin N do të vendosen tifozët e Partizanit, ndërsa sektori S është i rezervuar për tifozët e Skënderbeut. Në tribunën kryesor, sektorët W 101, W 102 dhe W 103 janë në dispozicion të tifozëve të Partizanit, ndërsa në sektorët W 105, W 106 dhe W 107 do të vendosen tifozët e Skënderbeut.

Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Air Albania” do të jenë në dispozicion të tifozëve të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.

Gjysmëfinalja e dytë Egnatia – Vllaznia, do të zhvillohet të dielën më datë 19 maj në orën 20:00, po në stadiumin “Air Albania”.

Në këtë sfidë tifozët e Egnatias do të pozicionohen në sektorin N, ndërsa tifozët e Vllaznisë në sektorin S. Në tribunën kryesore, sektorët W 101, W 102 dhe W 103 janë në dispozicion të tifozëve të Egnatias, ndërsa në sektorët W 105, W 106 dhe W 107 do të vendosen tifozët e Vllaznisë.

Ndërsa tribunat e tjera do të jenë në dispozicion të tifozëve të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.

Biletat për ndeshjet e “Final Four” mund të blihen online në ebileta.al si edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi” në fashën orare 10:00-18:00. Ndërsa biletat me çmim promocional shiten vetëm në dy pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE