Protesta e radhës e opozitës para Bashkisë Tiranë, më 21 maj!

vovalbania May 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protesta e radhës e opozitës para Bashkisë Tiranë, më 21 maj!

Këshilltarët e opozitës tentuan që të hynin në mjediset e Bashkisë Tiranë pas protestës së sotme, por nuk u lejuan nga forcat e policisë. Për rrëzimin e gardhit metalik, pas tyre shkuan dhe protestues, të cilët forcërisht hoqën hekurat e vendosur nga forcat e rendit në kuadër të masave për protestën e 7-të të Rithemelimit e të Partisë së Lirisë për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kjo pas arrestimit për korrupsion të disa drejtuesve e ish-drejtorëve të bashkisë. Sërish nuk munguan aktet e dhunës. Protesta e radhës, e 8-ta, u caktua për të martën e ardhshme, më 21 maj, ora 11:00.

Më herët, aktivistja Adriana Kalaja, një nga organizatoret e protestës përpara Bashkisë së Tiranës, i bëri një thirrje të veçantë punonjësve të Policisë së Shtetit:

Nëse ju ka ngelur një pikë morali dhe dinjiteti, hapni rrugën që të futen këshilltarët bashkiakë në pronën e Bashkisë Tiranë, të futen këshilltarët bashkiakë në vendin e  tyre të punës. Ia kemi dhënë ne atë mandat, nuk ia ka dhënë as Erion Veliaj, as Edi Rama (me shumë vështirësi në fakt), as Rrumbullaku e as Tonin Vocaj.

I bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë: jep urdhrin që policët të hapin dyert e bashkisë, që të zbatojnë ligjin për Policinë e Shtetit, që të zbatojnë Kushtetutën, se nuk ndalohet nuk punonjës i administratës, një i zgjedhur vendor të ushtrojë detyrën.

Mos tentoni të konfliktoheni me qytetarët e Tiranës!

Ne nuk do t’jua falim! Ne do të na keni përballë dhe do të merrni përgjigjen sipas ligjit bashkë me banditët që mbroni dhe jeni sot më të paturpshëm se kurrë, më të pamoralshëm se kurrë.

Pse është kjo?!  Kjo është sepse ju po shfrytëzoni atë rrogë që ta merrni në fund të muajit për të mbajtur familjet. Po pse, ne nuk kemi familje, fëmijë? Po pse, Mehdi Malkaj dhe aktorët e tjerë të Teatrit, Budina e të gjithë ata që qëndruan dhe po qëndrojnë, a nuk kanë fëmijë? Po ata, a nuk janë të persekutuar, të përjashtuar nga çdo gjë që ndodh?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63938 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE