Zbuloni se sa kohë duan ushqimet të treten!

vovalbania May 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbuloni se sa kohë duan ushqimet të treten!

Nëse konsumoni shumë ushqime që treten lehtë, atëherë do ta gjeni veten duke ngrënë më shpesh dhe më shumë sesa duhet. Menjëherë pasi të hani, ushqimi do të zhduket dhe ju do të ndiheni të uritur prapë. Ky lloj i ushqimit ju jep një rritje të shpejtë të energjisë, por trupi pastaj mbushet me glukozë dhe nuk e përdor atë, kështu pjesa e mbetur shndërrohet në dhjam.

Ushqimet që treten ngadalë rrisin nivelet e sheqerit në gjak më ngadalë, duke ju dhuruar energji të balancuar dhe të qëndrueshme. Uji futet në zorrë menjëherë. Perimet marrin kohë 15-20 minuta për t’u tretur, perimet e gatuara marrin 40 minuta kohë, peshku merr rreth 45-60 minuta kohë, sallata me vaj merr rreth 1 orë kohë, orizi dhe quinoa marrin 2 orë kohë, produktet e bulmetit marrin 2 orë kohë, produktet arrore marrin 3 orë kohë, mishi i pulës merr 1.5-2 orë kohë dhe mishi i kuq merr 3 orë kohë.

Ndërkaq duhet të dini se fibrat janë shumë të rëndësishme për shëndetin. Ato janë të lidhura me rrezikun më të vogël nga sëmundjet e shumta kronike siç janë sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, tretja e ushqimit dhe obeziteti. Kjo në masë të madhe i përshkruhet mënyrës në të cilën fibrat përkrahin bakteret e dobishme të zorrëve tuaja, të cilat kanë një ndikim të konsiderueshëm në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Hulumtimet tregojnë që shumica e njerëzve, posaçërisht në Perëndim, hanë vetëm rreth gjysmën e fibrave minimale të rekomanduara ose rreth 15 gramë në ditë. Ka dy lloje fibrash, të tretshme dhe të patretshme. Që të dyja këto janë të rëndësishme për shëndetin dhe veprojnë në mënyra të ndryshme në sistemin e tretjes. Fibrat e tretshme treten në ujë, ndihmojnë në uljen e nivelit të ngritur të kolesterinës dhe përmirësojnë rregullimin e sheqerit në gjak.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE