Ajo tha po! Portieri i Egnatias i propozon për martesë partneres pasi fiton Kupën e Shqipërisë!

vovalbania May 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ajo tha po! Portieri i Egnatias i propozon për martesë partneres pasi fiton Kupën e Shqipërisë!

Egnatia ka mundur 1-0 Kukësin në finalen e Kupës së Shqipërisë (edicioni 72) dhe rrogozhinasit vijojnë të mbajnë fronin në këtë turne, teksa ky është suksesi i dytë radhazi. Në “Air Albania” ndeshja ishte me ritëm të lartë, teksa edhe VAR u fut në lojë. Ndeshja nisi më mirë për Egnatian, që pa më shpejt drejt portës kundërshtare. Në të 24 minutë Kukësi u detyrua të nxirrte nga fusha Dragoshin për t’i bërë vend Hasajt. Duhej e 38 minutë që një ish si Edison Ndreca të shënonte dhe t’i jepte epërsinë dhe për rrjedhojë trofeun Egnatias.

Në fraksionin e dytë Kukësi u duk më kërkues, duke humbur një rast të mirë me Franci Lalën, por pa mundur të ngacmojë portën e Sherrit. Në minutën e 79, edhe me ndihmën e VAR Egnatia fitoi një penallti për prekje të topit me dorë në zonë. Nga 11 metra largësi braziliani Fernando u ndal nga Tafas që kuptoi krahun, por që në fund verilindorët nuk ia dolën të merrnin trofeun e tretë. Kështu, Egnatia siguron trofeun e dytë në Kupën e Shqipërisë, teksa do luajë edhe në “Final 4” për të tentuar edhe trofeun e Superligës.

Te Egnatia portieri Alen Sherri, pas finales së Kupës, në mes të festimeve, ka surprizuar të dashurën e tij, duke iu ulur në gjunjë në Air Albania. Sherri mori një “Po” si përgjigje, duke e bërë këtë natë magjike për të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE