BE i bën thirrje Izraelit të ndërpresë operacionin në Rafah!

vovalbania May 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BE i bën thirrje Izraelit të ndërpresë operacionin në Rafah!

Bashkimi Europian i bëri thirrje Izraelit që të ndërpresë menjëherë operacionin ushtarak në Rafah, qytet në jug të Gazës, duke thënë se operacioni po pengon shpërndarjen e ndihmës humanitare, po shkakton më shumë uri, vuajtje njerëzore dhe po detyron më shumë banorë që të zhvendosen.

Deklarata e Shefi të Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrel vë në dukje të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, por po ashtu thekson se Izraeli duhet të zbatojë ligjet ndërkombëtare dhe të mbrojë civilët.

“Bashkimi Europian i bën thirrje Izraelit të tregojë vetëpërmbajtje për të mos e përkeqësuar gjendjen e rëndë humanitare në Gazë dhe të hapë sërish pikat e kalimit kufitar të Rahahut”, tha zoti Borrel.

“Vazhdimi i operacionit ushtarak në Rafah do të çonte në mënyrë të pashmangshme në një tendosje të madhe marrëdhënieve mes Bashkimit Europian dhe Izraelit”, thuhej në njoftim.

Zoti Borrel i bëri thirrje Hamasit që të lironte pa vënë kushte personat që vazhdon të mbajë peng në Gazë.

Ushtria izraelite tha të mërkurën se forcat e saj kryen sulme ajrore mbi rreth 80 objektiva në gjithë Rripin e Gazës të martën, ndërsa trupa të tjera luftan në pjesën lindore të Rafahut.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha të martën se ishte i zhgënjyer nga përshkallëzimi i operacionit ushtarak në dhe përreth Rafahut nga izraelitët, pasi afro 450 mijë palestinezë janë zhvendosur me forcë nga rajoni përgjatë javës së shkuar.

Javën e kaluar, ushtria izraelite intensifikoi bombardimet dhe operacione të tjera në Rafah ndërsa udhëroi popullsinë që të evakuohej në zona të tjera të qytetit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65687 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE