“Do më shikoni shumë shpejt në Top Channel…”/ Çfarë zbulon Fation Kuqari?
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![“Do më shikoni shumë shpejt në Top Channel…”/ Çfarë zbulon Fation Kuqari?](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/05//do-me-shikoni-shume-shpejt-ne-top-channel-cfare-zbulon-fation-kuqari.jpeg)
Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. I ftuar në “Big Brother Radio” në një lidhje telefonike, ishte ish-banori Fation Kuqari.
Ai komentoi ‘krisjen’ e raportit së Gracianos me moderatoren Argjira Spanca.
“Më shumë jam i njohur i tyre se mik. Graciano nuk më është dukur kështu jashtë, kam pasur respekt. Argjira nuk më duket nga ato vajza që stis gjëra. Është burrneshë, gëzon respektin e një Shqipërie të tërë, kemi shumë miq të përbashkët. Jam i sigurt që ajo nuk bën gjëra për të stisur…”- tha Fationi.
Ndërkohë më tej ai zbuloi: “Do më shikoni shumë shpejt në Top Channel”- duke mos dashur të zbulojë më tepër detaje.