Julka Gramo dhe Alban Musa zbulojnë ‘sekretet’ e emisionit, cila ishte batuta që mërziti të ftuarën?!

vovalbania May 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Julka Gramo dhe Alban Musa zbulojnë ‘sekretet’ e emisionit, cila ishte batuta që mërziti të ftuarën?!

Sot të ftuar në “Pardon My French” ishin Julka Gramo dhe Alban Musa, dy prezantuesit e emisionit të përditshëm në Top Channel “Në shtëpinë tonë”. Ata zbuluan disa prapaskena dhe ‘sekrete’ nga xhirimet e emisionit, por nuk munguan as komentet për situatat dhe banorët e “BBV3”.

Të pyetur lidhur me emisionin dhe të ftuarit ata u shprehën:

Albani: Ka të ftuar tekanjoz, ka të mirë, ka shumë llojë të ftuarish…

Ndërkohë, e pyetur për diçka që nuk pëlqen te Albani, Julka tregoi më tepër, teksa zbuloi edhe një rast me një të ftuar ku ndodhi një situatë e sikletshme.

Jukja: Ndojëherë vjen si i prerë fare pa energji dhe i them ‘po shkundu’. Sigurisht jemi profesionistë dhe sa ndizet kamera harrojmë çdo gjë… E kam dhe një të keqe unë se ndonjëherë flas pa filtra… Ka qenë një rast, nuk është se u zverdh Albani, por e ftuara dhe unë dhe u ndjeva shumë keq. Unë shpesh bëj batuta pa të keq. Nuk kam në plan të sulmoj njerëz… I kërkova ndjesë të ftuarës ka ndodhur një herë…

Alban: Janë situata që ndodhin gjatë punës. Nuk janë të gjithë të ftuarit njësoj. Jo të gjithë kanë këtë lloj koncepti për gjërat.

Julka: Unë mora një mësim të paktën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65172 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE