“Mendohet që nëna ka inskenuar një lojë me fëmijët”/ Tragjedia në familjen Arrazi, Karamuço zbulon ku gabuan forcat “Blu”

vovalbania May 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mendohet që nëna ka inskenuar një lojë me fëmijët”/ Tragjedia në familjen Arrazi, Karamuço zbulon ku gabuan forcat “Blu”

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se policia fillimisht gaboi në lidhje me tragjedinë në Shkodër, ku Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt me 3 fëmijët e saj në lumin Buna.

Në një program televiziv Karamuço u shpreh se policia ngriti akuzë për bashkëshortin e Almës, pa u gjetur ende trupi i saj. Karamuço shtoi se tanimë po hetohet roli i Erdgys Arrazit, në veprimin që ndërmori 39-vjeçarja me 3 fëmijët e saj.

“Policia ka bërë një gabim. Ka ngritur  akuzë pa gjetur trupin.  Akuza është ngritur sikur fëmijët kanë bërë vetëvrasje, se babai i ka keqtrajtuar,. nuk dinin si ta justifikonin dot. Me çfarë po mbahet në burg babai? Neni 99 i kodit penal të mban në burg edhe nëse ke debatuar 2-3 herë me bashkëshorten dhe mund ta kesh ofenduar, ti shkon deri në burg, dënohet 7 vjet se ajo ka zgjedhur të vrasë veten. Një orë përpara se gjykata të caktonte masën e sigurisë, u gjet trupi i gruas. Këto janë gjëra shumë të sforcuara. Dihet dhe është e provuar që nëna vrau fëmijët dhe pastaj vrau veten, nuk ka persona që kanë ndaluar në urë, këto jane tre ekaua. Problemi është qëllim. A ka pasur torturë, presion psikologjk, roli i kunatës? Tani po flitet vetëm çfarë roli ka bashkëshorti që kjo nënë vrau fëmijët dhe veten. Policia ka vepruar drejt, por filimisht ka qenë e nxituar për ngritjen e asaj akuze. Mendohet që nëna ka inskenuar një lojë me fëmijët. Fëmija është hedhur bashkë me djalin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66219 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE