Modelja u shfaq ‘topless’ para qytetarëve, mbyllet instalacioni vizual që lidh Dublinin me Nju Jorkun!
Një instalacion arti i kombinuar me teknologjinë është mbyllur si në Dublin ashtu edhe në Nju Jork pas keqpërdorimit nga qytetarët. I quajtur “Portali”, instalacioni përbëhet nga dy rrathë gjigantë me ekran, njëra e vendosur në kryeqytetin e Irlandës dhe tjetra në Nju Jork të SHBA-së, që transmetojnë drejtpërdrejt pamjet duke lidhur në distancë qindra qytetarë.
Të shumta kanë qenë rastet kur njerëz në Nju Jork kanë nxituar të shkojnë para “Portalit” për t’u përshëndetur më të afërmit e tyre që ndodhen në Dublin, por gjatë ditëve të fundit nuk kanë munguar as abuzimet.
Në Dublin, një qytetar vendosi të shfaqë para nju-jorkezëve një fotografi të Kullave Binjake teksa ishin goditur në tragjedinë e 11 Shtatorit. Kulmi arriti kur një influencere Tik-Toku vendosi të ngrejë bluzën teksa qëndronte para “Portalit” në Nju Jork, duke dhuruar “spektakël” për ata që e shihnin nga ana tjetër në Dublin. Stafi i instalacionit tha se “Portali” do të qëndrojë i mbyllur “për shkaqe teknike” për 24 orë.
NEW: Almost immediately after the new ‘Portal’ was installed connecting NYC to Dublin, Ireland to “bring the world together,” someone displays a photo of the Twin Towers on fire.
The portal went live on Wednesday, connecting the two cities with a 24/7 live video.
Dublin… pic.twitter.com/MhFAX0Hfmz
— Collin Rugg (@CollinRugg) May 11, 2024
Këshilli i Qytetit të Dublinit vuri në dukje se ka pasur një rritje të vizitave që kur Portali u zbulua në veri të Dublinit, përballë rrugës O’Connell. Portali i Nju Jorkut është në kryqëzimin e ngarkuar të Manhattanit të Broadëay, “Fifth Avenue” dhe “23rd Street”.
Ideatorët e instalacionit megjithatë thanë se nuk janë dekurajuar nga disa sjellje të qytetarëve dhe po punojnë për të vendosur më shumë portale që të lidhin më tepër qytete.