“Nuk e ul figurën time për një…”, për çfarë e ka fjalën Françeska?

vovalbania May 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk e ul figurën time për një…”, për çfarë e ka fjalën Françeska?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP3”, 6 banorët kanë darkuar bashkë dhe kanë biseduar qetë me njëri-tjetrin. Në një moment Julian Deda i është drejtuar Françeska Muratit duke i thënë se në këtë pikë duhet të luftojë për të arritur në finale. Por ajo iu përgjigj duke thënë se ka vendosur që këtë javë t’a shijojë dhe mos të debatojë me askënd.

Juli: Tani ju të katërt do bëni luftën tuaj për në finale

Françeska: Jo

Juli: Në kuptimin e mirë të fjalës. Edhe kjo duhet të luftojë për këtë gjë (e ka fjalën për Heidi B       acin)

Françeska: Jo ta kesh parasysh se e kam bërë këtë muhabet rastësisht që unë nuk bëj luftë

Juli: Garë

Françeska: Jo as garë as luftë, nuk kam interes fare. Jam shumë e kënaqur që as nuk e prisja që të vija deri tani. Jam shumë e kënaqur dhe këtë javë vetëm do e shijoj.

Juli: Shumë mirë

Françeska: Unë nuk kam nevojë me ul figurën e askujt për atë vend në finale

Françeska  është vënë përballë një pyetje pikante nga Romeo teksa darkonin në oborr pas përfundimit të spektaklit.  Për shkak se ka disa muaj që ndodhet në shtëpinë e “BBV3” a ka modelja frikë se mos ndoshta bashkëshorti i saj po e tradhëton me ndonjë femër tjetër. Kësaj pyetjeje Françeska i është përgjigjur me të qeshur teksa ka fikur mikrofonin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE