Anaid Kaloti analizon lojën e vajzave në BBV3: “Françeska gruaja model, Heidi shumë racionale…”

vovalbania May 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Anaid Kaloti për Romeon: “Duhet të dijë të lexojë, traumë e madhe për shqiptarët nëse fiton ai…”

Fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, ishte mëngjesin e kësaj të enjte i ftuar në emisionin “Wake Up”. Ai ka analizuar lojën e 6 banorëve që kanë ngelur tashmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”. Sipas Anaidit, Heidi Baci di shumë mirë se çfarë bën dhe i ka shumë të kalkuluara lëvizjet e veta, një nga këto është lidhja me Romeo Veshajn.

Heidi elegante, simpatike, një model i gruas shqiptare si të them, i rinovuar dhe i ardhur nga muret e lashta të Europës. Sigurisht që ka marrë kulturën atje, të vendit ku ka jetuar. Është një vajzë që më shumë është racionale se sa emocionale. Di shumë mirë se ça bën dhe i ka shumë të kalkuluara lëvizjet e veta, një nga këto është lidhja me Romeon, pavarësisht se ajo mundohet t’a shesë. Kur doli Romeo nga shtëpia tha se ‘po dole ti, dalim të dy. Po dola unë, ti do rrish’. Kur doli ai, ajo ‘oh sa keq më vjen’.

Ndërsa duke komentuar lojën e Françeska Muratit, Kaloti tha se ‘është një vajzë model që flet gjatë gjithë kohës për familjen’.

Françeska për mendimin tim është femra më model që ka pasur ajo shtëpi këtë vit. Është një gocë shumë simpatike që flet gjatë gjithë kohës për familjen, që mban mend ditëlindjen e kunatit, që është shumë e lidhur me vjehrrin e ku di unë se çfarë. Është luftarake, është e fortë. Nuk është tipikja që si bën Heidi ‘unë kam jetuar në Itali’, ose siç bënte Beniada. Françeska jeton në një nga vendet që nivelin e kulturës po t’ia masësh termometrin e ka 42, Londra. Vjen si gruaja tradicionale shqiptare që përballet. Më pëlqen shumë, është tolerante. Unë kam shumë respekt për figurën e Françeskës, do të më pëlqente shumë të ishte të paktën një nga 3 të fundit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE