Arrestohet Eduart Danaj, vrau ish-bashkëshorten e tij 40-vjeçare sot në Athinë!

vovalbania May 16, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohet Eduart Danaj, vrau ish-bashkëshorten e tij 40-vjeçare sot në Athinë!

Eduart Danaj, vrasësi i Enkelejda Danaj është arrestuar nga policia greke mesditën e sotme pas një kërkimi prej disa orësh. Ai u gjet në zonën e Filit, në një ndërtesë të braktisur ku fshihej. Pasi vrau gruan me thikë në bark ai u largua nga vendi i ngjarjes në Menidi.

Enkelejda Danaj, 40 vjeçe, gjeti sot vdekjen në Athinë nga dora e ish-bashkëshortit të saj. 3 herë e denoncoi për dhunë, ish-partneri i saj u arrestua 3 herë, u lirua nga organet e drejtësisë dhe e vrau ish-gruan në mes të rrugës mëngjesin e 16 majit.

40-vjeçarja u gjet në rrugë me plagë në bark, ndërsa pranë saj kishte edhe thikën me të cilën është vrarë. Enkelejda Danaj gjeti fundin tragjik pas një historie të gjatë dhune.

Grupi hetimor përjashtoi pistën e vrasjes për grabitje, pasi 40-vjeçares shqiptare i është gjetur çanta e paprekur me sendet personale, portofoli dhe celulari. Kështu us hkua drejt pistës së vrasjes nga ish-bashkëshorti.

Autoritetet policore janë njoftuar nga një kalimtar i rastit i cili ka parë trupin e gruas të shtrirë në tokë rreth orës 05:00 të mëngjesit të 16 majit. Ai pretendon se ka parë edhe momentin kur gruaja është plagosur.

Në vendngjarje menjëherë shkoi një ekip i Departamentit të Vrasjeve, i cili kreu hetimet e nevojshme dhe kqyrjen e kamerave të sigurisë në zonë.

“Vajza bërtiste ndihmë, ndihmë”

Momentet e fundit të 40-vjeçares, i përshkruan një banor i zonës, i cili lajmin tragjik e mësoi nga njëri prej klientët e saj. Biznesmeni tregon se klienti dëgjoi vajzën që thërriste për ndihmë dhe njoftoi Policinë.

“Në mëngjes vij në orën 5.10, pi kafen dhe hyn një klient dhe më thotë ‘mbylle derën, mos e hap derën se kanë vrarë një vajzë këtu, kam marrë Policinë’. U tremba dhe nuk e pyeta por edhe atëherë më thotë mos e hap derën por e çoi në Polici. Vajza bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’ dhe thirri policinë”, thotë ai.

Historiku i denoncimeve për dhunë

Denoncimi i parë nga Enkelejda Danaj është bërë më 3 prill 2013, ku gruaja ka denoncuar ish-partnerin e saj për dhunë në familje. Më pas burri u arrestua, por është liruar.Kallëzimi i dytë është bërë më 18 shtator 2022, ku 40-vjeçarja kishte denoncuar burrin e saj se e kërcënonte dhe e dhunonte. Burri u arrestua sërish, por është lënë i lirë nga drejtësia.

Mediat greke theksojnë se kishte një urdhër gjykate që e ndalonte Eduard Danaj të jetonte në një shtëpi me bashkëshorten, por ajo e kishte lejuar vetë që në vitin 2018.Më datë 7 maj 2024, viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), ndërsa të premten e 17 majit kishte një seancë dëgjimore në gjyq.

40-vjeçarja ishte informuar nga autoritete për mundësinë e instalimit të një aplikacioni “Panic Button” në celularin e saj, përmes së cilit mund të njoftonte policinë në rast dhune. Por ajo e kishte refuzuar këtë aplikacion, madje edhe një shtëpi të sigurt, duke deklaruar se nuk e dëshiron.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65754 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE