Atentati në Sllovaki, përmirësohet gjendja shëndetësore e kryeministrit Fico!

vovalbania May 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Atentati në Sllovaki, përmirësohet gjendja shëndetësore e kryeministrit Fico!

Kryeministri sllovak, Robert Fico, i cili dje u plagos rëndë në një atentat, tashmë ka rifituar vetëdijen pas një operacioni që zgjati disa orë, siç njoftuan mediat vendase. Por, televizioni TA3 dhe gazeta “Dennik” nuk dhanë ndonjë informacion të mëtejshëm në lidhje me gjendjen shëndetësore të Ficos. Më herët, mbrëmjen e djeshme, referuar të dhënave zyrtare, 59-vjeçari ishte në rrezik për jetën. Ende vazhdon të mos ketë ndonjë deklaratë apo shpjegim të ri nga qeveria e Sllovakisë, që po tregohet shumë e rezervuar.

Politikani nacionalist i majtë u dërgua në spital me helikopter pasi u qëllua në qytetin Handlova. Dëshmitarët në vendngjarje raportuan në media se pesë të shtëna me armë zjarri u dëgjuan përpara Shtëpisë së Kulturës në Handlova, që ndodhet rreth 192 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratisllavë. Njëra prej të shtënave e goditi në pjesën e gjoksit.

Stacioni televiziv lokal RTV Prievidza publikoi një video të incidentit e që tregonte një burrë që shtynte gardhin dhe qëllon në drejtim të kryeministrit nga një distancë e afërt, jo e largët. Policia sllovake njoftoi se ka arrestuar agresorin, për të cilin kanali televiziv TA3 raportoi se është shtetasi Juraj C, një ish-punonjës i një shërbimi privat të sigurisë. Një informacion i tillë nuk u konfirmua zyrtarisht që në fillim.

Pavarësisht informacioneve të kufizuara ndjeshëm, transmetuesi mundi të siguronte një video-regjistrim nga mjediset e spitalit. Aty shfaqet agresori i dyshuar me pamje të çoroditur teksa shprehej se ai nuk është dakord me politikën e qeverisë.

Me një zë të turbullt e që nuk dëgjohej mirë, Juraj C përmendi si shembull konkret planin e qeverisë për mbylljen e radiotelevizionit publik RTVS, kundër të cilit mijëra njerëz kanë protestuar prej javësh në shtetin sllovak, duke mos rënë dakord.

Në këto kushte, ministri i Brendshëm i vendit, Matush Sutaj-Estok njoftoi rritjen e nivelit të mbrojtjes policore për politikanët, si dhe për gazetarët. Në të njëjtën kohë, zyrtari i qeverisë iu bëri thirrje mediave e politikanëve nga të gjitha kampet, si dhe publikut, që të ndalojnë “nxitjen e urrejtjes kundër kundërshtarëve politikë”. Aktualisht, klima mes qeverisë dhe opozitës sllovake konsiderohet “shumë e keqe”, çka sjell pasoja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64079 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE