Braçe ngre shqetësimin, minatorëve nuk iu njihet pensioni i plotë…

vovalbania May 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Braçe ngre shqetësimin, minatorëve nuk iu njihet pensioni i plotë…

Deputeti Erion Braçe nga foltorja e Kuvendit ironizoi kohën e Berishës, kur premtonte për pensionet në fshat dhe mëgjithatë nuk bëri asgjë nga ato që thoshte me populizëm.

‘Këtu në këtë sallë ka qenë njëri që ulërinte, thoshte unë jam unë, se mua ma thonë emrin kështu, s’ka pensione nën 100 dollarë në fshat. E bëri? Asnjëherë. Asnjëherë. Asnjëherë nuk e bëri. Edhe tani që është atje, merr rrogë deputeti. Nuk merr rrogë që i ka taksur vetes. Se moshën e ka, kontributet në punë i ka. Mund të merrte atë. Jo, merr rrogën e deputetit’, tha deputeti socialist.

Sakaq, Braçe iu drejtua edhe ministrit të Ekonomosë, Inovacionit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, në lidhje me pensionet e minatorëve duke shprehur qëndrimin e tij për rregullime ligjore për të korrigjuar të mëparshmet që janë bërë ndër vite.

‘E fundit, ministër (i drejtohet Gonxhes) që doja ta thoja. Kemi bërë gabime të mëdha me ligjet kohë pas kohe që janë miratuar këtu. Atje përjashta çdo ditë të enjte vijnë ca minatorë, janë ish-minatorë. Sot kuptova se çfarë u është bërë atyre njerëzve. Janë nxjerrë në vitin ’94-95 në pension të parakohshëm të pjesshëm dhe ata vazhdojnë nga 1994 me atë pension të pjesshëm dhe të parakohshëm. Pavarësisht se kanë bërë punë të tjera pasi kanë dalë në atë pension. Kanë kontribuar me sigurime shoqërore, atyre nuk iu njihet pensioni i plotë i pleqërisë, por iu njihet pensioni që kanë marrë  me vendim në vitin ’94-’95.

Dhe e dyta që është më e rëndësishme, ne në këtë sallë u kemi dhënë mundësi që të dalin që nga mosha 65 vjeç të dalin në pension në moshën 55 vjeç. Dhe çdo vit, për çdo vit të punës nën tokë u kemi shtuar 1% pension suplementar. Po e dini që ata nuk e marrin suplementarin ditën që dalin në pension në moshën 55 vjeç? Po e marrin kur bëjnë 65 vjeç nëse e arrijnë atë moshë. Këto janë gabime që janë bërë kohë pas kohe në parlament dhe duhen korrigjuar’, shtoi Braçe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE