“Italiani është xhentil”/ Rike Roçi ka disa ankesa për meshkujt shqiptarë!
vovalbania
May 16, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Pas eksperiences ne Brig Brother VIP, Rike Roçi eshte edhe me shume ne vemendje dhe së fundmi ka qenë e ftuar në një program radiofonik, ku ka zbuluar detaje të reja nga jeta e saj personale.
Ish banorja beri nje pohim befasues kur u pyet nga gazetarja se cila është ëndrra e saj. Modelja u pergjigj se : “Ëndrra ime është të bëhem nënë…”.
Me tej nderkohe, krahasoi meshkujt shqiptarë me ata italiane, ku për këta të fundit modelja tha se janë më xhentila sepse i respektojnë shumë femrat, ndërsa shqiptarët sipas saj janë më shumë maskilistë.
“Ju këtu jeni shumë maskilistë. Jo që nuk i respektoni vajzat, por… Jeni dominant ju! Italiani është më xhentil kur të ngacmon. Të hap derën kur futesh në makinë, të hap derën e restorantit…”– tha ajo.