Kosova po përgatit draft-statut për Asociacionin/Njofton KiE-në!

vovalbania May 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kosova po përgatit draft-statut për Asociacionin/Njofton KiE-në!

Kosova njofton Këshillin e Europës se po përgatit draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kryediplomatja Donika Gërvalla njoftoi këshillin përmes një letre. Në fokus, themelimi i një mekanizmi për vetëmenaxhimin, koordinimin e bashkëpunimin e komunave me shumicë serbe. Ky draft, do të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit.

Më herët, qeveria e Kosovës pranoi se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është vendosur si kusht lidhur me pranimin e shtetit në Këshillin e Europës. Sipas ministres Gërvalla, draft-statuti plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serb, respekton Kushtetutën e Kosovës, si dhe parimet e këshillit.

Në një postim në Facebook, Gërvalla shkruan:

Drafti siguron, jo vetëm respektimin e plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, por në të njëjtën kohë pamundëson ndërhyrjet e palejueshme nga jashtë, si në komunat e Kosovës, ashtu edhe në të gjithë vendin.

Me konkretizimin e zotimit për themelimin e Asociaiconit, Kosova pres që Këshilli i Evropës ta përmbushë pjesën e vet të detyrimit dhe të ftojë Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës, si vendi, të cilit jo vetëm që i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim në këtë organizatë, por i cili i ka përmbushur të gjitha këto kushte.

Më 8 maj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nguli këmbë se qeveria e tij nuk do ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës (KiE). Duke folur në mbledhjen e ekzekutivit në Prishtinë të mbi një jave më parë, Kurti vuri në dukje se kohët e fundit, vendi i tij po përballet me “një kusht të ri, i cili nuk ka të bëjë aspak me anëtarësimin” në Këshillin e Europës.

Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ne bisedojmë në Bruksel e jo në Strasburg.

Franca dhe Gjermania i kërkuan Kosovës të bëjë hapa drejt themelimit të Asociacionit pak kohë pasi në fund të prillit Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dha dritën jeshile për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE