Në prag të “Euro 2024”, konfirmohet mungesa e madhe për Italinë!

vovalbania May 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në prag të “Euro 2024”, konfirmohet mungesa e madhe për Italinë!

Në prag të nisjes së kampionatit europian kombëtarja e Italisë ka marrë një lajm të keq. Futbollisti Nicolo Zaniolo do të humbasë “Euro 2024” për shkak të një dëmtimi që pësoi ditën e djeshme në këmbë. Lojtari i Galatasarayt i cili është në huazim nga Aston Villa do të jetë jashtë këtij turneu dhe do të jetë një mungesë e madh për “Azzuri”.

Italia është në të njëjtin grup me kombëtaren shqiptare, Spanjën dhe Kroacinë dhe do të tentojë të ruajë titullin kampion të fituar në Evropianin e kaluar duke mposhtur Anglinë në finale.

Ju rikujtojmë se, UEFA ka vendosur që në ndeshjet finale të Kampionatit Europian “Gjermani 2024” të drejtën për të folur dhe diskutuar një vendim me arbitrin e ndeshjes do ta kenë vetëm kapitenët e ekipeve pjesëmarrëse në “EURO 2024”.

Drejtori i arbitrimit në UEFA, Roberto Rosetti, me anë të një letre të hapur ka shpjeguar këtë vendim përpara finaleve të  “Euro 2024”, e cila është publikuar në UEFA.com.

Të jesh arbitër në futbollin modern është shumë e vështirë. Arbitri merr nga 200 deri në 250 vendime për ndeshje, që është një në çdo 22 sekonda, në situata të vështira dhe ndonjëherë të diskutueshme, në presion të madh, ku secili prej tyre shqyrtohet dhe rishikohet nga shumë këndvështrime të ndryshme nga tifozët dhe ekspertët. Ne duam që gjyqtarët me personalitet të fortë të marrin vendime, që ndonjëherë mund të jenë jopopullore në fushë, por në të njëjtën kohë, duam që ata të jenë më të hapur dhe të shpjegojnë se çfarë çoi në vendime të caktuara. Arbitrat marrin shumë informacion nga sistemi VAR dhe ne jemi të gatshëm të flasim dhe të ndajmë më shumë detaje me lojtarët dhe trajnerët për t’i ndihmuar ata të kuptojnë se si është marrë një vendim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65260 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE