Reshjet e shumta “gjunjëzojnë” Milanon: Kurrë nuk ka rënë kaq shumë në 170 vjet!

vovalbania May 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reshjet e shumta “gjunjëzojnë” Milanon: Kurrë nuk ka rënë kaq shumë në 170 vjet!

Në Milano, nuk kishte rënë asnjëherë kaq shumë shi në Milano.

Autoritetet flasin për 120-130 mm shi i lokalizuar brenda një dite të vetme, një rekord për kryeqendrën lombarde që nuk regjistrohej më prej 170 vjetësh. Këshilltari për sigurinë, Marco Granelli, sipas mediave vendase, pohoi se situata e vështirë nuk preku vetëm qytetet, por edhe basenet e lumenjve që kalojnë aty.

Megjithatë, sipas tij, qyteti mësoi dy gjëra nga kjo situatë: për herë të parë lagjet e Milanos rreth lumit Seveso nuk patën  përmbytje apo dëmtim, ndërkohë që në 2014-tën, disa zona ishin bërë pre e pushtetit të ujit. Së dyti, vazhdoi ai, me lumenj që kalojnë në zona urbane duhet të sigurohemi që të parandalojmë vërshimet brenda një kohe sa më të shkurtër, duke shtuar numrin e rezervuareve që mbajnë ujin. Disa media vendase megjithatë flasin për pasoja të krizës klimatike, që e vendos për të disatën herë në vështirësi kryeqytetin ekonomik të Italisë, teksa në disa pjesë të qytetit, lumi Lambro shkaktoi vërshim ujrash nëpër rrugë.

“Ndryshimet e klimës po sjellin një shtim të frekuencës dhe intensitetit të ngjarjeve ekstreme të motit, duke alternuar përmbytjet e mëdha dhe faza të gjata thatësire. Dhe territory ynë kombëtar, përfshin Milanon, gjendet i papërgatitur për to”, shkruan Greenreport. Banorët janë këshilluar të mos i afrohen rrjedhjave të ujit, për të mos u përfshirë në mënyrë të panevojshme në situata të rrezikshme.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65754 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE