“Egla dhe Meritoni patjetër që do jenë finalist…”/ Cili është fituesi i “BBV3” sipas Palomës?

vovalbania May 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Egla dhe Meritoni patjetër që do jenë finalist…”/ Cili është fituesi i “BBV3” sipas Palomës?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. E ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte ish-banorja e “BBV1” dhe gazetarja Paloma. Ajo komentoi banorët e “BBV3”, duke analizuar edhe situatat e këtij sezoni të Big Brother.

Shumë i zhurshëm, shumë ofendime, shumë manipulime. Ata nuk kanë shijuar momente që t’i mbajnë mend. Kanë konsumuar energji duke nxjerrë pjesët negative të tyre. Të gjithë janë emocionalë, njerëz të mirë, pse nxjerrin anën e tyre më të keqe. Ata njerëz nuk kanë pushuar…

Kush shkon në finale sipas saj?

Egla dhe Meritoni patjetër që do jenë finalist. Nëse do ketë finalist të pestë mendoj midis Françeskës dhe Heidit.

Lidhur me fituesin e “BBV3”, Paloma tha:

Për mua fituesi uroj që të jetë Juli. Dy finalistët e fundit mendoj do jenë Juli dhe Romeo, për mua të fitojë Juli.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64002 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE