I fejuari i vdes ditën e dasmës, e reja në zi zbulon më pas jetën e tij sekrete (FOTO)
Vdekja e papritur nga ataku kardiak e ndau Kaitlin Palmieri nga i fejuari saj Eric, mëngjesin e ditës së dasmës së tyre në gusht 2020.
Dhe në vend që atë ditë të ecte drejt altarit të premtimeve, 35 vjeçarja u shtang nga dhimbja , kur mësoi se burri me të cilin do të martohej pësoi një atak kardiak fatal të pashpjeguar, nga një gjendje shëndetësore për të cilën ‘askush nuk dinte asgjë’.
E reja nga New York hyri në një spirale zie e dëshpërimi, derisa duke kujtuar të fejuarin e saj dhe duke mbajtur afër objektet e tij, nisi të mësonte për elemente sekrete për jetën e Eric.
“Vitin e kaluar në ditëlindjen e Eric pashë një postim në Instagram që e kujtonte atë, dhe thoshte se ditëlindjen e tij të fundit ‘ata e kishin kaluar bashkë’” thotë Palmieri për rrjetin The Guardian.
Fillimisht Palmieri nuk u zgjat shumë te mesazhi i gruas që dukej si një formë homazhi ndaj të ndjerit, madje besoi se ishte vetëm një koinçidencë.
“Ishte e çuditshme por personin e njihja dhe ajo e dinte historinë time”, thotë gruaja që më pas do të pësonte zgjimin nga e vërteta.
“Klikova te postimi saj në Instagram dhe pashë se në fakt i referohej Eric,” thotë Palmieri. “I shkrova një mesazh për të kërkuar shpjegime dhe pas dy orësh ajo më dërgoi disa imazhe mesazhesh.”
Kishte qenë e dashura e tij e fshehtë.
Ata ishin bërë bashkë disa muaj para fejesës së Palmeri me Eric, në parkun Central Park në New York, dhjetorin e shkuar.
Deri në atë moment, Palmieri kishte besuar se Eric ishte ‘i dërguar nga Zoti’ për të, si një shans i dytë pas humbjes së të dashurit të parë përsëri nga vdekja në një aksident në 2015.
Asokohe Palmieri kishte ndarë dhimben e saj me Eric, për të cilin thotë se kishte ngushëlluar në momentet e dhimbjes.
“Ai më dëgjonte, më bënte të ndjehesha e sigurt, por pasë pesë muajsh ne ishin vendosur të banonim bashkë. Unë kisha gjetur përsëri dashurinë,” thotë ajo.
Por konsiderata e saj për Eric nisi të shpërbëhej disa muaj pas atakut të tij fatal kardiak, të shkaktuar nga një gjendje sekrete shëndetësore.
“Ndjehesha si e bllokuar brenda një makthi. Marrëdhënia që besoja se kisha, burri për të cilin po mbaja zi, ishin të gjitha një gënjeshtër”, thotë e reja, duke shtuar se njerëzit nuk dëshironin të ndryshonin mendimin e tyre për të ndjerin.
Palmieri thotë se tani është përsëri duke u përpjekur të kalojë dhimbjet e tradhtisë së sapo-zbuluar.
“Nuk e di cili ishte versioni i tij i dashurisë, por tani është si një i huaj për mua, gjithsesi jam e lumtur të njoh të vërtetën.”
“Të paktën mund të njihem me dikë tjetër pa u ndjekur nga hija e ish-burrit tim ‘të përkryer’. //The Guardian///