Ka marrë një ftesë nga produksioni i “BBV3”, Massimiliano Varrese tregon kur do të jetë në Shqipëri!

vovalbania May 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ka marrë një ftesë nga produksioni i “BBV3”, Massimiliano Varrese tregon kur do të jetë në Shqipëri!

Heidi Baci është një nga banoret më të spikatura të “BBV3” si për lojën e saj ashtu edhe për lidhjen me Romeo Veshaj. Heidi ka qenë pjesë edhe e “Grande Fratello” në Itali, nga ku mori shumë vëmendje në Itali dhe Shqipëri. Gjatë pjesëmarrjes në “Grande Fratello”, Heidi pati një romancë me aktorin italian Massimiliano Varrese.

Që prej hyrjes të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, ajo është komentuar shumë në lidhje me raportin që krijoi me 47-vjeçarin.  Romanca e saj me aktorin italian duket se nuk u pranua nga familja e saj. Babai i banores hyri në shtëpi për të larguar të bijën nga formati. Së fundmi është aluduar shpesh herë se Massimiliano do të vijë në Shqipëri për të suprizuar Heidin në “BBV3”. Një video e postuar prej tij, ku ka sqaruar gjithçka ka treguar se ka marrë një ftesë nga produksioni për të performuar në një nga netët e spektaklit, por jo për një përballje me Heidin, të cilën nuk e përmend me emër. Ai do të jetë në vendin tonë pas 30 majit për të kënduar muzikën e tij, pasi ka mësuar se ka shumë fansa shqiptarë.

Përshëndetje të gjithëve, këto ditë kam dëgjuar një lajm se do të shkoj në Shqipëri për të bërë një përballje (e ka fjalën për Heidin). Jo nuk është kështu. Por është e vërtetë se do të shkoja në Shqipëri, do të shkoja për të kënduar muzikën time. Më kanë ftuar shumë emisione në Shqipëri, mes tyre edhe “BBV Albania”. Më vjen keq nuk kam mudnur të shkoj sepse kam impenjime të tjera në Itali dhe Zvicër. Sidoqoftë do të vija, por vetëm për të kënduar sepse ka shumë fansa shqiptarë që dëgjojnë muzikën time dh bëjnë story. Nuk mund të vij tani, por me shumë mundësi do të vijë pas 30 majit për të kënduar këngën time të re…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @fanpage_miassi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE