Kryeministri sllovak i nënshtrohet një operacioni tjetër, në gjendje të rëndë shëndetësore!

vovalbania May 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri sllovak i nënshtrohet një operacioni tjetër, në gjendje të rëndë shëndetësore!

Ministri i Mbrojtjes së Sllovakisë, Robert Kalinak, ka deklaruar se kryeministri Robert Fico i është nënshtruar një operacioni tjetër.

“Kryeministri sllovak Robert Fico i është nënshtruar një operacioni tjetër këtë mëngjes që zgjati dy orë e gjysmë”, tha ministri i Mbrojtjes, Robert Kalinak për gazetarët.

Ndërsa më tej u shpreh se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Gjendja e tij shëndetësore është ende shumë e rëndë, ndoshta do të duhen disa ditë për të parë se si do të vazhdojë”, ka shtuar ai.

Fico kishte shkuar të mërkurën e 15 majit për të zhvilluar një takim me mbështetësit e tij, ku u qëllua me 4 plumba, në gjoks, stomak, gjymtyrë dhe në arterie. Menjëherë pas incidentit policia arrestoi autorin e plagosjes, një shkrimtar 71-vjeçar, i identifikuar si Juraj Cintula.

Gjatë marrjes në pyetje autori deklaroi se e kreu këtë akt, sepse nuk ishte dakord me qeverisjen nën drejtimin e Ficos.

Ekspertët e shohin atentatin me armë kundër Ficos si shkallëzim tragjik të situatës në një shoqëri mjaft të polarizuar.

Videoja që u publikua pak orë pas atentatit kundër kryeministrit sllovak, Robert Fico qarkulloi shumë shpejt.  Ai nuk është dakord me politikën e qeverisë, pse e sulmon ajo televizionin publik, thotë një zë i dobët në video, një 71 vjeçar, shkrimtar amator dhe ish-punonjës i shërbimit privat të sigurisë nga perëndimi i vendit. Mediat sllovake raportuan mbi hetimin e policisë ndaj atentatorit që goditi kryeministrin Fico, që u zbulua publikisht .

Pas atentatit të mërkurën në Sllovaki, qeveria sllovake bëri fjalë për një akt të motivuar politikisht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64079 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE