Lidhja e duhanit me sheqerin, ekspertët ngrenë alarmin!

vovalbania May 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lidhja e duhanit me sheqerin, ekspertët ngrenë alarmin!

“Të fillojmë ta trajtojmë sheqerin si duhanin”. Kjo është nisma që ka nisur të ndërmerret së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave rekomandon që të konsumojmë jo më shumë se 50 gramë sheqer të shtuar në ditë, një amerikan mesatar konsumon trefishin e kësaj sasie. Pra, nuk është çudi që 49% e të rriturve amerikanë janë diabetikë ose paradiabetikë.

Dhe ajo që është më e keqja, është sheqeri që konsumojmë pa e kuptuar fare: 75% e ushqimeve standarde, të paktën sipas të dhënave në SHBA, përmbajnë sheqer të shtuar, edhe kur flasim për ushqime të supozuara të shëndetshme si salcat e sallatës, kosi dhe madje bishtajore të konservuara. Është shqetësuese për ekzpertët se disa kos përmbajnë më shumë sheqer sesa një pije freskuese.

Studimet tregojnë se sheqeri krijon varësi 8 herë më shumë se kokaina dhe lidhet me ankthin, lodhjen, humbjen e kujtesës, ADHD dhe madje edhe një jetëgjatësi më të shkurtër. Duke konsumuar sheqer ne futemi në një rreth vicioz: ai shkakton një rritje të sheqerit në gjak , i cili aktivizon qendrat e kënaqësisë në trurin tonë, por kur nivelet bien sërish, ne e kërkojmë akoma më shumë.

Tashmë në disa vende produktet me sheqer mbajnë etiketa paralajmëruese si ato në cigare. Në fakt, një politikë e tillë e aplikuar në Kili për paketimin e pijeve me sheqer çoi në një reduktim të dukshëm të konsumit të tyre. Nisur nga kjo metodë e cila ka nisur që të japë rezultatet e para pozitive në Kili, ekspertët ngrenë zërin që duhet të përhapet me shpejtësi edhe në vendet e tjera, por duke mos harruar që nuk është e vetmja mënyrë për të ulur konsumin e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE