NYT: NATO po vlerëson dërgimin e instruktorëve në Ukrainë!

vovalbania May 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
NYT: NATO po vlerëson dërgimin e instruktorëve në Ukrainë!

NATO po vlerëson mundësinë e dërgimit të instruktorëve në Ukrainë për të trajnuar ushtarët e Kievit, siç raporton New York Times (NYT). Sipas gazetës së njohur një veprim i tillë do t’i shtynte Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europën që të përfshiheshin më shumë në luftë.

Deri tani, Amerika ka thënë “Jo”, por shefi i Shtabit të Përbashkët, Gjenerali Charles Q. Brown Jr, u shpreh se “një dislokim i instruktorëve të NATO-s duket i pashmangshëm”.

Ukraina i ka treguar botës se ka aftësinë për të arritur sukses të paprecedentë në fushën e betejës, deklaroi admirali dhe kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Rob Bauer. Deklarata e tij erdhi gjatë një takimi të Komitetit Ushtarak me shefat e Shtabit të Mbrojtjes.

Nuk ka asgjë që ata nuk mund të bëjnë. Ata thjesht kanë nevojë për ndihmën tonë.

Më herët, forcat ukrainase thanë se kanë rrëzuar të 20 dronët e lëshuar nga Rusia në sulmet e kryera gjatë natës. Dronët ranë mbi rajonet e Harkivit, Poltavës,Vinitsjas, Odesës dhe Mikolajivit. Trupat ruse kanë intensifikuar goditjet e tyre ndaj rajonit të Harkivit, duke e sulmuar nga ajri dhe nga toka, përmes një ofensive të re. Ky rajon gjendet në kufi me Rusinë ku dhe trupat e Kievit nuk janë në avantazh e po tentojnë që të mbajnë vijën në frontin e ri të hapur nga Moska.

Kryebashkiaku i Harkivit, Ihor Terekhov raportoi se kanë ndodhur katër shpërthime gjatë sulmit. Në Telegram, ai shkroi se si pasojë e sulmeve u shkaktuan zjarre.

Sulmi dëmtoi pesë ndërtesa, një prej të cilave ishte godinë e administratës së qarkut, tha guvernatori rajonal i Harkivit, Oleh Syniehubov, përmes një postimi po në Telegram.

Tre dronë u rrëzuan mbi rajonin e Potlavës, por guvernatori rajonal, Filip Pronin, nuk raportoi për viktima apo dëme në infrastrukturë. Po ashtu, guvernatori rajonal i Mikolajivit, Vitaliy Kim, nuk raportoi për dëme nga sulmet gjatë natës.

Rusia që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, javën e kaluar filloi një ofensivë të re në Harkiv. Autoritetet ukrainase kanë pranuar se situata në këtë rajon është e vështirë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u shpreh se në verilindje të rajonit Harkiv, ku forcat ruse kanë çarë përpara me një ofensivë të gjerë prej javës së kaluar, gjendja vazhdon të jetë shumë e vështirë, por “përgjithësisht nën kontroll”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64220 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE