Parashikimi i motit, e premte 17 maj!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës e të pasdites, në relievet malore në lindje. Në relievet malore, këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra e të izoluara.
Pati mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit. Era fryn me drejtim jugperëndim – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 4-6 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
18/29
Diell
Kukës
15/28
Diell re
Lezhë
18/29
Diell
Dibër
14/26
Diell re
Durrës
17/30
Diell
Tiranë
19/30
Diell
Elbasan
18/31
Diell
Berat
17/31
Diell
Vlorë
18/29
Diell
Korçë
13/24
Diell re
Gjirokastër
16/31
Diell
Sarandë
17/30
Diell