“Për çdo gjë qan…”/ Paloma komenton banorët e “BBV3”: Romeon mund ta fusësh shumë shpejt në grackë!

vovalbania May 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Për çdo gjë qan…”/ Paloma komenton banorët e “BBV3”: Romeon mund ta fusësh shumë shpejt në grackë!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. E ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte ish-banorja e “BBV1” dhe gazetarja Paloma. Ajo komentoi banorët e “BBV3”, duke analizuar edhe situatat e këtij sezoni të Big Brother. Lidhur me Romeon, ajo u shpreh:

Romeo është emocional. Shumë djalë i mirë, por jo për atë lojë. E do pak dinak, nuk është, nuk e ka Romeo në karakter dinakërinë. Ata janë djem që i dua shumë fort, por Romeo nuk e gjen veten te kjo loja, është shumë emotiv, për çdo gjë preket e qan, mund ta fusësh shumë shpejt në grackë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE