Putin mbyll vizitën në Kinë: 200 mld euro në vit nga marrëdhëniet tregtare!
Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar ditën e dytë dhe të fundit të udhëtimit në Kinë, që synon rritjen e lidhjeve ekonomike mes dy aleatëve.
Për shkak të sanksioneve perëndimore, të ardhurat nga tregtia mes Moskës dhe Pekinit ka arritur pikun, duke kaluar sipas Putin, kuotën e 200 miliardë dollarëve në vit.
Por dy gjigantët aziatikë synojnë të shkojnë më tej.
“Aleanca jonë strategjike në sektorin e energjisë, që është kthyer në shtyllë të tregut energjetik global, do të vazhdojë të forcohet. Rusia është gati dhe në gjendje të vijojë pa ndërprerje furnizimin e Kinës, qyteteve dhe sipërmarrjeve të saj me energji miqësore me ambientin dhe me çmime të përballueshme”-tha Vladimir Putin.
Të premten, Putin u drejtua për tek panairi ruso-kinez në Harbin, qytet në veri-lindje të Kinës, dikur shtëpi e rusëve të çatdhesuar. Me një akt simbolik, ai vendosi lule tek monumenti i ushtarëve të rënë dhe vizitoi kishën ortodokse të Lutjes së Nënës së Zotit.
Bisedimet mes palëve prekën edhe luftën në Ukrainë. Putin tha se mirëpriste rolin e Kinës për një zgjidhje diplomatike të luftës.