Shoferët më të këqij në Evropë/Studim!
A e keni pyetur ndonjëherë veten se cili vend ka shoferët më të këqij? Një sondazh i porositur nga koncesionari më i madh francez i autostradave, Vinci Autoroutes, iu përgjigj kësaj pyetjeje. Gjatë hulumtimit janë marrë në pyetje 12.400 evropianë nga 11 vende, të cilët janë përgjigjur se si e perceptojnë drejtimin e makinës së tyre.
Nga të gjithë të anketuarit, deri në 79% kishin qëndrim negativ ndaj shoferëve të tjerë. Në Britaninë e Madhe, një e katërta e të anketuarve thanë se pas timonit janë njerëz krejtësisht të ndryshëm, por qëndrimi i grekëve për shoferët nga vendet e tjera është krejtësisht i pabesueshëm. Rreth 91% e tyre kanë shprehur qëndrim negativ, por janë kritikë edhe ndaj bashkatdhetarëve, ndaj Greqia ka shënuar rezultatet më të këqija në sondazh.
Të shajnë, i bien bories, flasin në celular gjatë drejtimit të makinës, madje edhe dalin nga makina për t’u konfliktuar, të gjitha këto, sipas grekëve, bëjnë çdo ditë bashkatdhetarët e tyre. Ndërkaq, spanjollët dhe britanikët janë më pak kritikë ndaj drejtimit të makin/s së njerëzve të tjerë në vendet e tyre, ndërsa gjermanët janë të sjellshëm me bashkatdhetarët e tyre dhe besojnë se shumë pak prej tyre janë agresivë ose të papërgjegjshëm.