Vatikani shtrëngon rregullat për ‘fenomenet super-natyrore’ të Kishës!

vovalbania May 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vatikani shtrëngon rregullat për ‘fenomenet super-natyrore’ të Kishës!

Vatikani ka publikuar sot rregulla të reja për përcaktimin e fenomeneve mbi-natyrore në lidhje me Kishën, të tipit të statujave që ‘qajnë me lot’, të shërimeve të mrekullueshme nga objekte të vjetra, apo të shfaqjeve të figurave hyjnore.

Kisha katolike thotë se këto tematika duhen parë tashmë me një qasje ‘më të kujdesshme’.

Dokumenti i ri i hartuar nga Dikasteri i Doktrinës së Besimit, duket se shtrëngon disi rregullat për vërtetësinë e këtyre pretendimeve.

Herën e fundit që këto përcaktime ishin zyrtarizuar, ishte në dokumentin e vitit 1978, shkruan BBC.

Aty rekomandohet se fenomenet duhet të vlerësohen me kujdes për t’u siguruar që ato nuk janë tentativa manipulimi apo përfitimi financiar.

Raportimet e fenomeneve të tilla janë shtuar shumë kohët e fundit, sidomos me avancimin e rrjeteve sociale dhe përhapjen e “dezinfromimit”.

Rregullat e reja thonë se peshkopët duhet të përdorin ligjin “nihil obstat” – ‘asnjë pengesë’ – ose ndryshe që eventi të mos njihet si mbinatyror, por pa pengesa për t’u adhuruar si të tillë nga ai qe deshiron.

Shfaqje të fenomeve të tilla kanë ndodhur shpesh në vende të ndryshme dhe në rastet kur ato janë njohur nga Kisha janë kthyer në vende pelegrinazhi për besimtarët.

Kështu miliona kristianë shkojnë Lourdes në Francë, ose ne Fatima në Portugali, ku Virgjëresha Mari besohet se u është shfaqur fëmijëve, ose ku sipas raportimit ‘dielli ka lëvizur në zag-zag-e’ në qiell, shkruan BBC.

Por të tjera kanë rezultuar shpejt të rreme si ai në Itali në 2016, kur një grua nisi të fliste për shfaqje të Jezusit e Marisë në një qytezë në veri të Romës.

Dokumenti thotë se shumë vende pelegrinazhi që lidhen me fenomene të tilla, nuk janë verifikuar nga Vatikani, edhe pse kjo nuk është një problem për kishën.

Vetë Vatikani është një institucion i mbushur me mistere dhe që ende komunikon me sinjale tymi, ndërsa tashmë shpreson që rregullat e reja të kontrollojnë pretendimet e supernatyrales.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE