Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!
Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Përmes një zarfi të bardhë të mbërritur në shtëpi, Vëllai i Madh ka lajmëruar se banorët mund të bëjnë një tatuazh të përjetshëm dedikuar eksperiencës së tyre në këtë format të veçantë televiziv. Romeo ka zgjedhur që në krahun e tij të bëjë një ketrush të nervozuar, i cili i dedikohet Heidit. Kujtojmë që nëna e Heidit, në mesazhin që nisi përmes “Big Love” e quajti atë me përkëdheli “ketrushe” dhe mesa duket Romeo ka preferuar që këtë dedikim ta ketë të përjetësuar në trupin e tij, duke treguar kështu ndjenjat e forta për partneren e tij.
2. E ftuar në ‘The Tonight Show Starring Jimmy Fallon’, Chelsea Handler shprehu se tërhiqet seksualisht nga Robert De Niro. ‘Më tërheq shumë seksualisht Robert De Niro. Nuk do të hiqem sikur s’më tërheq!’ Aktorja, 49-vjeçare dhe De Niro, 80-vjeçar, u shfaqën të dy në episodin e emisionit ‘The Tonight Show Starring Jimmy Fallon’, duke rindezur dashurinë e Handler për aktorin e ‘Meet the Parents’.
Gjithmonë kam dalë me burra të mëdhenj në moshë. Në një pikë, duhet të ndaloj, sepse vitet kalojnë dhe do të plaket edhe më shumë. Por më tërheq shumë seksualisht Robert De Niro. Gjithmonë më ka tërhequr. Dhe dua ta bëj me të.
3. Të ftuar në “Pardon My French” ishin Julka Gramo dhe Alban Musa, dy prezantuesit e emisionit të përditshëm në Top Channel “Në shtëpinë tonë”. Ata zbuluan disa prapaskena dhe ‘sekrete’ nga xhirimet e emisionit, por nuk munguan as komentet për situatat dhe banorët e “BBV3”. Kush dëshiron Albani që ta fitojë “BBV3” dhe a do hynte ai në Big Brother?
Mendoj që ky Big Brother ka pasur kastin më të zhurmshëm dhe më të bukur. Këtë herë nuk dimë se kush do e fitojë. Unë do doja ta fitonte Jul Deda, për shkak të afrimitetit personal dhe profesional me të. Por mendoj që ata që kanë ngelur janë të fortë. Kurrë mos thuaj kurrë, por nuk do doja ta bëja sepse kam frikë nga vetja ime sepse kur kalojnë disa limite të mia…
4. Kënga e titulluar “Puntería” nga artistja me famë botërore Shakira, është zgjedhur si kënga zyrtare për turneun e futbollit Copa América, i cili do të mbahet nga 20 qershori deri më 14 korrik në Shtetet e Bashkuara me 16 ekipe nga Conmebol dhe CONCACAF. Në një program të Univision vetë Shakira u shpreh se:
Është ngjarja më e rëndësishme e futbollit të vitit, sepse ne e dimë se kjo këngë do të jetë tingulli i verës për fansat në mbarë botën. Është fuqia e kulturës dhe muzikës sonë.
5. E ftuar pak ditë më parë në “Ndryshe”, Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka zbuluar planet e saj e shumë të tjera. Lidhur me arsyen pse hyri në “BBV3”, ajo u shpreh:
Unë kam marrë pjesë të Big Brother sepse dua të futem në kinematografinë shqiptare. Të presim…