Kongresmenet e SHBA shpërthejnë në ofendime në komision pas komentit për ‘qerpikët e rremë’ !
Një seancë e komisionit të mbikëqyrjes së Kongresit Amerikan degjeneroi në kaos dje pas ofendimeve kur republikania e zëshme Marjorie Taylor Greene akuzoi demokraten nga Texas, Jasmine Crockett se mbante “qerpikë të rremë”, te cilët nuk e linin te lexonte. Demokrates se re i erdhi në ndihmë kolegia e saj nga New York, Alexandria Ocasio-Cortez e cila shkëmbeu shumicën e ofendimeve me Taylor Greene.
Komentet u bënë gjatë seancës për akuzat e “përçmimit” ndaj Kongresit për kryeprokurorin Merrick Garland, teksa ajo që pasoi ishte më shumë se një orë ulërima e ofendime, duke bërë që kryetari James Comer të mos arrinte të vinte rregull.
Republikanët kërkojnë të ngrejnë akuzat ndaj Garland kur ai refuzoi të dorëzonte regjistrimet audio të intervistës së President Biden me prokurorin Robert Hur.
Biden pretendon se ka “privilegj ekzekutiv” për regjistrimet audio.
Mes argumenteve të saj, Greene pyeti demokratët e panelit nëse kanë punësuar bijën e gjykatësit Juan Merchan, i cili po gjykon çështjen e rryshfetit të paguar nga Trump për prostitutën.
Trump dhe republikanët kanë denoncuar shpesh punësimin e bijës së gjykatësit në një agjenci progresive digjitale qeveritare, si një formë ‘rryshfeti’ për gjykatësin e cështjes së bujshme në Manhattan.
Demokratja e re Crockett, iu përgjigj republikanes Greene: “Çfarë lidhje ka kjo çështje me Merrick Garland të lutem, a e dini për çfarë jemi këtu?”
Republikania Greene ia ktheu prerazi: “Më duket se jeni ju që nuk e dini se për çfarë jemi këtu. Mendoj se qerpikët tuaj të rremë nuk po ju lënë të lexoni mirë.”
Komenti personal u shfrytëzua nga demokratja Alexandria Ocasio-Cortez për të nisur zhurmën e repikave dhe ofendimeve me republikanen Greene, shkruan rrjeti Thehill.com