Momenti më i vështirë në shtëpinë e BBV3/Roza Lati e zhgënjyer nga shoqëria: “Ata që hapen…”

vovalbania May 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Momenti më i vështirë në shtëpinë e BBV3/Roza Lati e zhgënjyer nga shoqëria: “Ata që hapen…”

Mbrëmjen e kaluar, një ndër të ftuarat speciale të programit “Cherry on Top” ka qenë Roza Lati, ish-banorja e BBV. Roza, një ndër banoret më të komentuara të këtij formati, në intervistën e saj ka folur për përjetimet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku përvec momenteve të bukura, ka patur dhe disa shumë të vështira për të. Roza ka rrëfyer se një ndër momentet më të vështira ka qenë situata me Meritonin dhe djalin e tij, një situatë që e bëri banoren ta përjetojë shumë keq dhe madje kishte menduar edhe largimin përfundimar nga ‘reality show’.

Momenti i vështirë për mua ishte situata me Meritonin. Bora, unë jam anëtare nderi e Shoqatës së Jetimëve, unë e kam zemrën shumë të madhe për femijet, për jetimët, bëj shumë, kam bërë shumë. Dhe unë në “Big Brother” të përplasesha me një të vërtetë të tillë, m’u shemb bota. U ndieva shumë keq. Nuk di nëse e keni parë atë prime. Ngrihesha nga divani, shkoja në dhomë dhe qaja fshehurazi. Më mbytën lotët e mi. Ka qenë një pikë në lojën e “Big Brother” që edhe kam dashur të shkëputem.

Po ashtu Roza ka treguar se është zhgënjyer shumë nga disa prej miqve të saj që ka pasur para se të futet në “Big Brother”. Ajo ka rrëfyer se nga miqtë e saj “me lekë” ka pritur të paktën një dron, ose një telefonatë nënës së saj për ta pyetur nëse kishte nevojë për diçka.

Jam shumë e zhgënjyer nga miqtë e mi me lekë, që hapen… Si nuk më çuan një dron? Si nuk e morën ne telefon Ritën ta pyesin nëse i duhet gjë?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65840 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE