“Njerëzit kalojnë në ngatërresa emocionale…”/ Prof. Dr. Agron Kasa: Norma e rënies së peshës është nga 2 deri ne 4 kilogramë!

vovalbania May 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Njerëzit kalojnë në ngatërresa emocionale…”/ Prof. Dr. Agron Kasa: Norma e rënies së peshës është nga 2 deri ne 4 kilogramë!

Ky është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit. Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh. Ky emision ka si synim informimin e publikut mbi të rejat në fushën e mjekësisë, kërkimet, teknologjitë e reja dhe gjithçka tjetër.

Rektori i universitit të sporteve, Prof. Dr. Agron Kasa ishte i ftuar sot në “Vitality Vibes”. Ai tregoi më tepër për shëndetin fizik dhe si ka evoluar kujdesi për shëndetin fizik përgjatë viteve.

Ndryshimi është shumë i madh, është kapërcim në mentalitet e koncept. Ne kemi krijuar një fakultet të ri, të rehabilitimit. Kjo ka ardhur natyrshëm. Përgatisim diploma të plota për mjekët e rinj…

I profilizuar në pjesën e fitnesit, ai u shpreh lidhur me këtë fushë:

Përgjithësisht njerëzit shkojnë në qendër fitnesi, ose për të rënë nga pesha, ose për bukurinë trupore, ose opër të ndryshuar stilin e jetesës. Gama është edhe pak më e gjerë. Shkojnë persona që bëjnë pune sedentare dhe që lëvizin pak, ata përpiqen ta kompensojnë. Gjithashtu shkojnë persona me patologji të ndryshme apo me stres të madh. Përqindja më e lartë është obeziteti ose mbipesha. Kjo ndryshon në bazë të moshave. Gratë pas moshës 40 vjeç fillojnë ose notojnë, ose ecin, ose shkojnë në qëndra fitnesi.

Por sa kilogramë duhet të humbasim në mënyrë të shëndetshme?

1 kg peshë e humbura është e barabartë me 7 mijë kalori të djegura. Njerëzit peshohen përditë dhe presin magjira, kalojnë në ngatërresa emocionale.

Programi i stërvitjes duhet të llogaritet sa kalori në ditë harxhon. Këshilla ime është që njerëzit për t’u futur në regjim diete, duhet të kombinojnë ushqimin me dietën. Norma e rënies së peshës është nga 2 deri ne 4 kilogramë, asnjëherë më shumë. Është formulë shkencore e studiuar. Organizmit i duhet lënë kohë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65738 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE