Pamjet e frikshme/ Reperi i famshëm dhunon ish-partneren e tij brenda hotelit! (VIDEO)

vovalbania May 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pamjet e frikshme/ Reperi i famshëm dhunon ish-partneren e tij brenda hotelit! (VIDEO)

Një video e reperit të njohur Diddy teksa dhunon ish të dashurën e tij, Cassie Ventura është publikuar. Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë në vitin 2016, ku Sean “Diddy” Combs pasi e dhunon duke e goditur me grushte e shqelma në tokë merr me forcë ish-partneren duke e tërhequr zvarrë.

Videoja e publikuar nga CNN përputhet me pretendimet në padinë e ngritur nga Ventura në nëntor.

Pamjet janë të datës 5 mars 2016 dhe sipas padisë së Cassie Ventura ngjarja ka ndodhur në hotelin InterContinental në Los Angeles, që tashmë është mbyllur.

Në video, Ventura shihet duke dalë me shpejtësi nga një dhomë hoteli me një çantë në dorë dhe ecën drejt ashensorit.

Por Combs, duke mbajtur një peshqir rreth belit, vrapon në korridor pas saj. Ai e kap nga qafa dhe e përplas ne dysheme. Teksa mbante ende peshqirin me njërën dorë, ai e godet me shqelma.

Teksa ish partnerja e tij qëndron në dyshme duke rënkuar nga dhimbjet, ai merr çantën e saj përpara se të kthehet për ta goditur sërish.

Mes dy goditjeve kalojnë rreth katër sekonda dhe më pas reperi e tërheq zvarrë Venturën drejt dhomës së hotelit.

Disa sekonda më vonë, ai ulet në një karrige, merr një send nga tavolina dhe e hedh me forcë drejt saj.

Combs shihet duke u larguar dhe më pas kthehet tek Ventura

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65810 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE