Rita Lati flet për dhunën në familje: “Mamaja më thoshte vdis te burri, kisha trupin e nxirë…”
Aktorja e dashur për publikun, Rita Lati, ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Cherry on Top”, ku ka rrëfyer peripecitë e jetës. Ajo ka treguar se si iu desh që të rriste e vetme vajzën e saj, Roza, si dhe dhunën që ka përjetuar në familje. Artistja e humorit zbuloi se sa herë është dhunuar dhe nuk ka pasur mbështetjen as të familjes, por i është dashur të fshehë të nxirat në trup. Rita u shpreh:
Nuk e bëj kurrë Rozën fajtore për asgjë, e kam lënë vetëm për shkak të punës. Roza bën dhe gabime por ato gabime janë të Ritës. Roza duhet të mendojë që jetën e saj ta shikojë me sy tjetër. Është rritur me kufizimin e familjes. I kam thënë Rozës do rritesh një ditë dhe do flasësh ti për mamin, por jo të gjitha në “Big Brother” (qesh).
Unë doja të ikja, por mamaja ime thoshte vdis te burri. Publikun e kisha, Rozën e kisha, gjithë njerëzit më donin. Me të kuqe, jo sikur kisha ngrënë dru, por sikur isha mbuluar me puthje. Zhvishesha shumë herë në banjë kur isha në estradë se isha e nxirë. E kemi mbuluar, i kemi kaluar të tëra. Sa dilja në publik harroja çdo gjë.