Supermodelja Hailey Bieber zbulon nepsin e çuditshëm gjatë shtatzënisë!
Justin Bieber dhe Hailey Bieber janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Çifti e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram, duke shpërndarë një video të ëmbël si dhe foto nga një set fotografik profesional. Në të shfaqet Hailey me barkun e rrumbullakosur dhe Justin që qëndron pranë saj.
Ndërkaq, së fundmi supermodelja ka ndarë me ndjekësit përvojën e saj me shtatzëninë. Përveç fotove me barkun e rrumbullakosur modelja ka zbuluar edhe ushqimin që po konsumon më shpesh këto ditë. Në një story në Instagram, Hailey ndau foto të kombinimit të çuditshëm. “Sallatë me vezë mbi një kastravec turshi dhe salcë pikante sipër. Dhe jo, nuk ju lejohet të më gjykoni!!”-shkroi bukuroshja.
Sjellim në vëmendje se Hailey dhe Justin kanë qenë shumë të hapur për dëshirën për të pasur fëmijë. Hailey foli për krijimin e një familjeje në vitin 2021. Në një intervistë për ELLE asokohet, ajo u shpreh:
Ne gjithmonë e dinim se ishim në linjë me atë që dëshironim në të ardhmen tonë. Ne kishim biseduar për dëshirën për t’u martuar të rinj dhe për të pasur një familje të re dhe për të ndërtuar një jetë. Edhe para se ta dinim se donim të ishim me njëri-tjetrin.
Për ata që nuk e dinë Hailey Bieber shpesh përballet me probleme me lëkurën. Siç ka treguar në një video, bukuroshja vuan nga dermatiti perioral që në moshën 19-vjeçare dhe periodikisht haset me këtë sëmundje të lëkurës. Kjo sëmundje shfaq skuqje e njolla të vogla rozë rreth zonës së gojës.
Simptomat janë shumë të ngjashme me ato të rosacea. Hailey publikoi një video në TikTok ku flet për mënyrën se si shfaqet dermatiti tek ajo, si dhe çfarë bën për t’u kujdesur për të. Hailey sqaroi se për lëkurën e saj ajo preferon produkte anti-inflamatore super të buta që do të ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe nuk do të shkaktojnë ndezje të dermatitit. Ajo sugjeron në këto raste këshillimin me një dermatolog.