Arben Taravari: Kryetari i parlamentit do të vazhdojë të jetë shqiptar!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Arben Taravari: Kryetari i parlamentit do të vazhdojë të jetë shqiptar!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/05//arben-taravari-kryetari-i-parlamentit-do-te-vazhdoje-te-jete-shqiptar.jpg)
Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, Arben Taravari në një in tervistë të zhvilluar së fundmi është shprehur se në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit.
Taravari në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, Arben Taravari tha se përfaqësimi do jetë i dinjitoz dhe me njerëz profesionistë.
“Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist”, tha ai.
Taravari tha se konstituimi i Kuvendit do të bëhet në fund të këtij muaji, kurse Qeveria e re pritet të votohet në pjesën e parë të muajt qershor.
“Konstituimi i Kuvendit është planifikuar të bëhet diku ka fundi i këtij muaji, muajit maj, dhe ne ndërkohë ka fundi i javës së ardhshme do t’i kemi edhe zgjedhjet kadrovike dhe programin qeveritar. Pasi të konstituohet Parlamenti duhet që presidentja e shtetit t’i jep mandatin mandatarit të ardhshëm. Në gjysmën e parë të qershorit sigurisht do ta kemi Qeverinë e re”, shtoi ai.
Partnerët e koalicionit, sipas Taravarit, janë pajtuar që prioritet i Qeverisë së re të jetë rruga drejt Bashkimit Evropian, lufta pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës.