BBV-Live nga shtëpia, Egla në një rrëfim pa doreza për finalistët e tjerë!

vovalbania May 19, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
BBV-Live nga shtëpia, Egla në një rrëfim pa doreza për finalistët e tjerë!

Big Brother Live nga shtëpia është rikthyer në Top Albania Radio dhe me moderatoret Elona Duro e Jonida Aliçkolli janë finalistët e këtij edicioni të 3-të të spektaklit më të ndjekur në vend. Dhe e nisi Egla, për të cilën, fakti që ka mbërritur deri këtu është me shumë rëndësi që siç tha “publiku e ka përqafuar”.

Egla pranoi se vetëm tani në këtë pikë të lojës, i gumëzhin truri për të ditur se çfarë ndodh jashtë. Por, deri tani nuk ka dashur të jetë nën ndikimin e pjesës jashë, për të shmangur konfuzionin.

Aktorja rrëfeu se nuk e kishte menduar finalen, aq më tepër që përkufizohet si person që nuk i pëlqen të qëndrojë shumë mbyllur.

Egla: Këtu gjëja sjell gjënë dhe ti i rri problemit, gëzimit, hallit se çdo gjë shkon zinxhir e këto quhen përvoja.

Por, unë isha “all in” në këtë Big Brother e kështu jam dhe në jetë se zakonisht nuk kam kacabuj për të fshehur.

Dhe ndalet te opinionistja Ori…

Rasti i Orit, nuk ishte lojtari që më ofendoi, por Ori brenda fjalisë që më kompozoi, më tha “mashtruese” pa dashje, në thonjza… Ti po vë në dyshim ca gjëra që unë i quaj vlera.

Pjesa e nxehtë, çfarë mendon Egla për Romeon?

Mendoj që Romeo ka një zemër të madhe e të mirë. Pavarësisht ulje-ngritjeve, zemra e mirë është veti që unë çmoj. Ka dëshirë të njohë vlerat e t’ia ngjisë personave që mban afër në jetën e tij. Ende ka punë për të bërë drejt vlerave, por është në rrugën e duhur.

Po për çiftin Romeo-Heidi?

Shpresoj që si çift të jenë të lumtur!

Po për Julin?

Me Julin nuk kam luajtur, jam munduar ta kuptoj, të nuhas kundërshtarin, të di kush është thëngjill i mbuluar për mua. Nuk kam mundur ta lexoj shumë shpejt. Ka qenë më shumë për t’u parë, por kur Juli u zbulua, ndodhi ajo që ndodhi e secili u shpërfaq.

Egla preferoi të mos veçonte momente të bukura e të trishta dhe duke e krahasuar Big Brother-in me një lëmsh të madh, tha se do ta marrë me vete kur të dalë, për ta lënë te cepi i gjësë që nuk i hyn më në punë, sigurisht, pasi i ka vjelur përvojën, siç u shpreh.

Për Meritonin, nuk ka mendim.

Për Meritonin, aktualisht nuk kam mendim. Dua të ftilloj mendjen time që të di çfarë të mendoj për kë.  Ende jam në izolim e nuk mund të jap një mendim të ftohtë e korrekt.

A ndjen Egla t’i thotë dikujt me fal?

Nëse padashje kam lënduar dikë, sigurisht që më fal, me peruljen më të madhe. Me dashje, e di që nuk jam ngritur për të lënduar njeri.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 56956 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE